More

    Sot, në Bojanë, mbahet Festivali tradicional i Rrushit

    Sot mbahet Festivali tradicional i Rrushit të Bojanës, i gjashti deri më tash.
    Në një njoftim përmes rrjetit social të Facebook-ut, organizatorët bëjnë të ditur se manifestimi në fshatin Bojanë të komunës së Sarajit, fillon në orën 15.00, i cili është i hapur për pjesëmarrje dhe gjykuar sipas edicioneve të deritashme, edhe sivjet do të përmbajë program të pasur kulturor-artistik dhe sigurisht, ekspozim të rrushit nga vetë prodhuesit.

    Në pesë edicionet e mëparshme, ka arritur të mbledhë mijëra njerëz vullnetmirë dhe adhurues të turizmit të fshatit, afaristë, këngëtarë e shoqëri kulturo-artistike dhe sipërmarrës të ndryshëm, herë në cilësi të pjesëmarrësve e herë në cilësi të përkrahësve, duke krijuar laramani të profileve të njerëzve pjesëmarrës në Festival.

    Festivali i Rrushit është aktivitet tradicional që ka ndihmuar vitet e fundit promovimin e vreshtarisë në Bojanë dhe zhvillimin e kësaj kulture bujqësore në masë të madhe. Bojanasit me dedikim të pashoq vazhdojnë të mbajnë dyert hapur për mysafirët anë e kënd vendit dhe rajonit. Ky fshat njihet për kultivimin e sortave “hambur” dhe “afusali”, që janë të njohur dhe mjaft të kërkuar në tregjet e Maqedonisë.

     

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani
    - Marketing -Bujar Osmani

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmani
    spot_img

    Të fundit

    Kurti: Të martohen burrë me burrë, reagon ashpër Ahmet Kalaja: Harram e paç besimin e besimtarëve

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Kosova synon që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin...

    Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

    Në kryqëzimin e rrugëve “Cvetan Dimov” dhe “John Kennedy” në Shkup janë përplasur tri vetura, mes tyre edhe një...

    Gashi: Nuk guxon të ketë qeveri pa VLEN-in

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në një intervistë për A2CNN tha se votuesi shqiptar ndryshe voton në zgjedhjet lokale,...

    Aksident i rëndë trafiku në Maqedoni, humb jetën një 20 vjeçar

    MPB njofton se më 25.04.2024, në ora 12:16, në Drejtorinë e Policisë Prilep është raportuar se në rrugën rajonale...