More

    Ndryshon ligji, do të rriten pagat në arsimin e lartë

    Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për arsim të lartë me të cilin mundësohet rritja e pagave të të punësuarve në universitetet publike. Vendimi i Kuvendit erdhi disa ditë pasi hyri në fuqi marrëveshja kolektive për rritjen e pagave të të punësuarve në Shën Kirili dhe Metodi, gjë që nxiti protesta dhe reagime nga universitetet e tjera publike, të cilët aktin e quajtën diskriminues.

    Marketing

    “Qëllimi i këtij ligji është që të kemi një unifikim të pagave në arsimin e lartë duke pasur parasysh që Universiteti Shën Kirili dhe Metodi ka nënshkruar marrëveshje kolektive me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, respektivisht me kryetarin, dhe në këto rrethana kur nuk mundemi të nënshkruajmë marrëveshje kolektive me të gjitha universitetet tjera, mbetet si mekanizëm që të njëjtësojmë vlerën e koeficienteve në ligjin për arsimin e lartë”, tha Arbër Ademi, deputet.

    Rritja e koeficientit të pagave në arsimin e lartë përfshin profesorët, këshilltarët shkencor, lektorët, asistentët dhe të punësuarit në administratën e universiteteve. Ligji u votua nga 88 deputetë, përfshirë edhe opozitën. /Alsat.mk

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Trump njofton se është arritur marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza, mes raportimeve...

    SKA “LIDHJE” me kamerat e “Safe City”, dënimi do t’ju ndjekë edhe për kalimin në të verdhë!

    Nëse shkruan 50, ndërsa ju drejtoni 80, ose nëse është tashmë e verdhë dhe ju shtoni gazin për të...

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me reshje të përkohshme të dëborës. Do...