Po e tall që nga mbrëmë, Mozzik i përgjigjet Noizyt

Këngëtari i njohur Mozzik, i shoqëruar nga avokati i tij Arianit Koci, është paraqitur sërish sot në ATK lidhur me blerjen e dy orave luksoze – një Richard Mille dhe një Rolex – që kapin vlerën e përgjithshme prej 1.340.027,50 euro.

Pas paraqitjes, Mozzik foli për GazetënDemos, duke sqaruar rrethanat e ndalimit të tij nga Dogana e Kosovës.
“Në momentin që e kam publiku foton ka qenë një ditë pa ardhë prej Zvicrës në Kosovë.

Kur kam ardhë ka qenë një kontroll rutinor, krejt normal. E shfrytëzoj rastin me falënderu Doganën e Kosovës për sjelljen e mirë. Ishte thjesht një kontroll rutinor, asgjë më shumë. Janë procedura që duhet me u respektu”, u shpreh ai.

ADVERTISING

Nga ana tjetër, avokati Koci tha se Mozzik nuk duhet të paguajë në Doganë, pasi është shtetas dhe rezident në Zvicër.
“Ka paqartësi në ligj. Me rëndësi është që zyrtarët e Doganës po tregojnë mirëkuptim ndaj nesh, por natyrisht, ata duhet ta zbatojnë ligjin. Ky jeton në Zvicër, ka lejeqëndrim atje, dhe nëse vjen me një orë të blerë në Zvicër e qëndron disa ditë në Kosovë, për t’u kthyer sërish në Zvicër, sipas nesh nuk ka logjikë të paguajë Doganë”, tha Koci.

Ai shtoi se, sipas ligjit, edhe nëse ora do të ishte dhuratë, në rast se mbetet në Kosovë, Dogana duhet të paguhet.

Duke dalë nga çështjet ligjore, Mozzik pati edhe një reagim ndaj Noziyt, i cili pretendoi se ora nuk ishte e tij dhe se e kishte përdorur vetëm për fotografi.

“Hajde, thuj le të na ndihmonë te nxjerri. Hajde mor burrë, ndihmona. Komuniteti i artistave le të më përkrahë, edhe unë jam artist”, tha Mozzik.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Artikuj të ngjashëm