Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po përballen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, duke shkaktuar probleme serioze në funksionimin e përditshëm të amvisërive dhe dëme materiale

 

Sipas informacioneve nga terreni dhe dyshimeve të banorëve, problemi mund të lidhet me kapacitetin dhe gjendjen funksionale të trafostacionit kryesor shpërndarës TS 35/10 kV „Saraj“, përmes të cilit furnizohet kjo zonë.

 

Banorët dyshojnë se njëri nga transformatorët energjetikë mund të jetë jashtë funksionit ose në servis, duke bërë që transformatori tjetër të mos përballojë ngarkesën.

 

Për këtë arsye, ata kërkojnë nga EVN Maqedoni një përgjigje zyrtare dhe sqarim të menjëhershëm lidhur me shkakun e ndërprerjeve, gjendjen e transformatorëve dhe kohën kur pritet të normalizohet plotësisht furnizimi me energji elektrike.

 

Banorët e Gërçecit paralajmërojnë se durimi i tyre po mbaron dhe se, nëse kompania nuk reagon në kohë dhe nuk e stabilizon furnizimin, do të detyrohen të ndërmarrin hapa juridikë dhe të ngrenë padi ndaj EVN-së për mos përmbushjen e obligimeve ndaj konsumatorëve dhe dëmet e shkaktuara.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Krenari – Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

Një tjetër histori suksesi që bën krenar çdo shqiptar!...

Artikuj të ngjashëm