Drejtori Murati nënshkruan kontratat me përfituesit e granteve

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati dhe përfituesit e mjeteve sot nënshkruan marrëveshje për pagesën e mjeteve të pakthyeshme të ndara nga Fondi i Posaçëm për punësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe për blerjen e pajisjeve që janë në funksion të personave me aftësi të kufizuara.


📌Ndarja e mjeteve nga Fondi i Posaçëm bëhet në përputhje me Ligjin për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara.
📌25 vendime për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në shumën e përgjithshme prej 29.464.679,00 denarë. nga të cilat:
📌 Për 17 vendime të ndara në bazë të punësimit për 21 persona me aftësi të kufizuara, për të cilat janë ndarë mjete në vlerë prej 10.874.500,00 denarë ndërsa për blerjen e pajisjeve që janë në funksion të punës së personave me aftësi të kufizuara, 8 vendime për të cilat janë ndarë mjete në vlerë prej 18.590.179,00 denarë.
Në web faqen e APRMV-së www.av.gov.mk në mënyrë transparente janë të publikuara informatat më të detajuara për shfrytëzuesit e mjeteve për Fondin e Posaçëm për Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara./Derveni.mk

 

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Artikuj të ngjashëm