More

    Xhamia e Mlikës në Dragash (1289), e ndërtuar nga një familje siriane, më e vjetra në Kosovë

    Xhamia e Mlikës në Dragash (1289), e ndërtuar nga një familje siriane, më e vjetra në Kosovë

    Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në vend, raporton Anadolu.

    Sipas mbishkrimit në anën e jashtme të murit të xhamisë, Xhamia e Mlikës, e cila është ndërtuar në vitin 1289, është rindërtuar në vitin 1822 nga Ahmet Aga, një nga banorët e këtij rajoni.

    Besohet se Xhamia e Mlikës është ndërtuar fillimisht nga një familje nga Halepi i Sirisë, bazuar në një dokument të marrë nga Myftinia e qytetit të Halepit.

    Xhamia, e cila është riparuar shumë herë në shekujt e kaluar, aktualisht mbrohet nga institucionet shtetërore të Kosovës.

    Nuhija Tairovci, i cili kohë pas kohe ishte imam në xhami, në një deklaratë për Anadolu theksoi se kanë një dokument të përkthyer përmes Ambasadës së Sirisë, ku qartë thuhet se xhamia është ndërtuar në këtë periudhë.

    “Natyrisht që historianët duhet ta vërtetojnë këtë, por sipas informacioneve që kemi kjo është padyshim xhamia më e vjetër në Kosovë dhe në Ballkan”, tha ai.

    Duke theksuar se nuk beson që familja e ardhur nga Siria ta ketë ndërtuar xhaminë vetëm për ta, Tairovci tha se në atë kohë kishte edhe muslimanë të tjerë nga rajoni.

    Xhamia e Mlikës, e ndërtuar para sundimit të Perandorisë Osmane në Kosovë, është xhamia më e vjetër e njohur në vend dhe ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan.

    Xhamia e vendosur në rajonin malor të Gorës është ende aktive dhe një xhemat mjaft i mirë e frekuenton atë, veçanërisht gjatë namazit javor të xhumasë.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...