Saraj do të jetë sërish epiqendra e kulturës dhe traditës me organizimin e Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Saraj Fest 2026”, i cili do të mbahet nga 1 deri më 3 maj 2026. Ky event i rëndësishëm kulturor do të mbledhë ansamble dhe artistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, duke sjellë një mozaik të pasur të valleve, muzikës dhe kostumeve tradicionale.
Gjatë tri ditëve të festivalit, publiku do të ketë mundësinë të shijojë performanca nga ansamble të njohura nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Programi përfshin paraqitje të shumta artistike që pasqyrojnë trashëgiminë kulturore dhe shpirtin e popujve pjesëmarrës.
Një nga momentet kulmore të festivalit do të jetë paraqitja e mysafires speciale, këngëtares Vlora Kastrati Shala, e cila do të shtojë atmosferën festive me interpretimin e saj.
“Saraj Fest 2026” synon të forcojë bashkëpunimin kulturor ndërmjet vendeve dhe të ruajë vlerat e folklorit tradicional, duke e shndërruar Sarajin në një skenë të gjallë të kulturës dhe artit popullor.

