More

    PAMJET/ Gjendet përkrenarja ilire 2500 vjeçare në Kroaci

    Katër vjet pas zbulimit fantastik të një helmete ilire 2500 vjeçare nga Zakotoreci i Peljesacit, arkeologët gjetën më 11 prill, pothuajse në të njëjtin vend, edhe një tjetër helmetë, e cila është akoma edhe më e vjetër.Lajmin u bë i ditur nga Marta Kalebota, arkeologe kroate nga Muzeu i Qytetit të Korculës dhe anëtare e ekipit arkeologjik që gërmon në zonën e Zakotorac.“Përkrenarja e dytë u gjet dhjetë metra larg vendit ku u gjet e para. Ato janë pak më ndryshe, mendojmë se i përket shekullit V-VI, që do të thotë se është pak më e vjetër se e para, por ende duhet të përcaktoni detajet”, pohoi arkeologia e re Kalebota.

    Kalebota ka zbuluar se helmeta u gjet në një dhomëz gjysmërrethore, rrethuar me  një grumbull të madh gurësh, ndërsa e para u gjet në zonën pranë varrit me shumë artefakte të tjera si kopsa, rruaza, enë qeramike, qelibar e të tjera.

    PAMJET/ Gjendet përkrenarja ilire 2500 vjeçare në Kroaci

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Khabib Nurmagomedov me mesazh special për Karlo Ançelotin

    Ish-ylli i arteve marcialeve mikse, Khabib Nurmagomedov, së fundmi lavdëroi trajnerin e Real Madridit, Karlo Ançelotin. Trajneri italian udhëhoqi...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike (UMHR) ka njoftuar se në ditët në vijim, Maqedonia e Veriut do të përjetojë mot...

    Nesër regjim i veçantë trafiku në Shkup

    SPB Shkupi njofton qytetarët e Shkupit se me datë 12.05.2024 (e diel) nga ora 08:30 deri në ora 10:30,...

    Ali Ahmeti prezenton deklaratën e përbashkët: Deklarojmë të bashkëpunojmë dhe qeverisim vetëm me ato parti politike që pranojnë ndryshimet kushtetuese

    Sot Fronti Europian ka mbajtur takimin, ku lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka bërë një deklaratë të rëndësishme në...