E premte, 16 Maj, 2025
11.3 C
Skopje

Laura Arifi zgjidhet kryetare e re “Grykës së Dervenit”

Klubi Malor “Gryka e Dervenit” nga Shkupi, sonte ka zgjedhur kryesinë e re të klubit. Një ndër klubet bjeshkatare më aktive në trevat shqiptare, i cili gjithmonë ka sjellë risi në funksionimin e tij edhe kësaj radhe dëshmon angazhimin për barazinë gjinore, duke rikonfirmuar se gjinia femërore gjithmonë ka sjellë suksese në sport.

Përndryshe Laura Arifi është një ndër aplinistet e para femra në RMV, me prejardhje nga Kërçova, e cila për disa vite me radhë ka valëvitur flamurin e “Grykës së Dervenit” në të gjitha majat malore të vendit dhe rajonit.

Më poshtë postimi i plotë:

Sonte në një atmosferë festive Klubi Malor “Gryka e Dervenit” zgjodhi Kryesinë.
Me qëllim vazhdimin sa ma të fuqishëm të aktiviteteve sportive-rekreative, anëtarët e klubit njëzëri përkrahën propozimin që Laura Arifi si një bjeshkatare me përvojë ta udhëheq grupin si Kryetare në mandatin e ardhshëm. Gjithashtu u vendos që Haqim Farizi (si pjestarë i grupit Alpha i bjeshëve) të jetë Nënkryetari i Klubit.
Me këtë rast, grupi falenderoi për kontributin e saj vetëmohues Kryetaren e deritanishme Imrane Jonuzi.

Grupi ju premton ecje dhe aktivitete atraktive dhe inovative në vitin 2024!

#Urime

Më të lexuara

Aksident tragjik në rrugën Draçevë-Katllanovë – humb jetën një i ri nga Studeniçani

Mbrëmë rreth orës 22:20 në SPB Shkup është raportuar...

Kreshnik Bekteshi lëshohet në shtëpi

Ekipi i prokurorëve që po vepron në lëndën e...

I mituri me kërcënim dhe përdorim force dhunon një fëmijë 14-vjeçar

Më datë 14.05.2025, në orën 20:00 në SPB Shkup,...

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.S. (35)...

Çdo i treti fëmijë në Maqedoninë e Veriut jeton në varfëri

Garancia Evropiane për Fëmijën si një mekanizëm i BE-së...

50 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre 22 fëmijë dhe 15 gra

Të paktën 50 palestinezë, përfshirë 22 fëmijë dhe 15...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads