Aksident tragjik në rrugën Draçevë-Katllanovë – humb jetën një i ri nga Studeniçani

Mbrëmë rreth orës 22:20 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Draçevë-Katllanovë, në territorin e fshatit Moranë të Shkupit, një veturë “Volkswagen Bora” me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.J. (27) nga fshati Studeniçan, ka goditur një shtyllë reflektuese në rrugë, gardhin mbrojtës dhe më pas një shtyllë elektrike, e cila ka rënë mbi veturë.

 

 

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen.

 

Ndërsa pasagjeri i tij, Xh.T. (22) nga Studeniçani, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohër” në Shkup.

 

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, ndërsa në vendngjarje ka kryer ekspertizë një ekip i SPB Shkup.

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shteti qe nëntë vjet po e kërkon personin që u dënua për “vjedhjen e 150 qebapëve”

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet...

Artikuj të ngjashëm