Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut sot pritet të sjellë vendim të ri për çmimet më të larta me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoni. Llogaritja e re vjen pas uljes së çmimeve të javës së kaluar, ndërsa ndryshimet eventuale do të fillojnë të zbatohen nga nesër, 24 nëntor.

 

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, të sjellë më 16 nëntor, nga 17 nëntori në pompat e benzinës vlejnë këto çmime maksimale:

 

* EUROSUPER BS-95 – 84 denarë për litër

* EUROSUPER BS-98 – 86 denarë për litër

* EURODIZEL BS – 92 denarë për litër

* Vaj ekstra i lehtë për djegie – 100,50 denarë për litër

* Mazut – 48,314 denarë për kilogram

 

Me vendimin e kaluar benzinat u liruan për dy denarë për litër, ndërsa dizeli u ul për 2,50 denarë. Ulja e përgjithshme mesatare e çmimeve të derivateve të naftës ishte 2,43 për qind.

 

Ndërkohë, në bursat botërore nafta përballet me presion rënës. Sipas të dhënave të fundit nga tregtimi i sotëm, çmimi i naftës së papërpunuar Brent lëvizte rreth 92 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI ishte rreth 83 dollarë për fuçi.

 

Të dy çmimet referuese javën e kaluar shënuan rënie, ku Brent u lirua për rreth katër për qind, ndërsa WTI për rreth pesë për qind. Megjithatë, tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe rreziqet për furnizimin me naftë vazhdojnë të ndikojnë mbi tregun.

 

Lëvizja e çmimeve referuese të naftës dhe derivateve të naftës në tregun ndërkombëtar është një nga faktorët që KRRE i merr parasysh gjatë llogaritjes së çmimeve vendore, së bashku me kursin e dollarit dhe elementet e tjera nga metodologjia e përcaktuar. Çmimet përfundimtare do të jenë të njohura pas publikimit të vendimit zyrtar të Komisionit Rregullator për Energjetikë.(INA)

Më të lexuara

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

Ndërprerje e përkohshme e ujit në Rashçe, Kopanicë dhe Bojanë

Të nderuar, ju njoftojmë se të hënën, më 10.11.2025,...

Gjendet i vdekur një person në autostradë, policia në kërkim të shoferit që e goditi

Një burrë me moshë të panjohur u gjet i...

Dorëhiqet një nga drejtorët e qeverisjes aktuale, ja kush vjen në vend të tij? (FOTO)

Ndryshim në drejtimin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari....

“Ura e Gurit” në Shkup shkëlqen me ndriçimin e ri

“Ura e Gurit” në Shkup shkëlqen me ndriçimin e...

Artikuj të ngjashëm