E enjte, 22 Maj, 2025
13.8 C
Skopje

UT dhe UEJL hapën dyert për maturantët

Në Universitetin e Tetovës po ashtu u organizua edhe Panairi i Karrierës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku shumë kompani janë prezantuar duke ofruar vende pune për studentët.

Në Universitetin e Tetovës është mbajtur Dita e Hapur” dhe “Panairi i Karrierës”. Me këtë rast, Universiteti i Tetovës ka hapur dyert për maturantët dhe ka shpalosur ofertën akademike dhe kushtet që ofrohen për studime në këtë universitet. Me këtë rast, rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli, tha se ky universitet ka programe studimore të cilët janë cilësore dhe maturantët mund të përzgjedhin dhe të kryejnë studimet në fakultete të cilët më pas i përgatisin për tregun e punës. Sipas tij, stafi akademik, shërbimet studentore, infrastruktura, të gjitha këto e bëjnë këtë universitet tërheqës për studime.

“Besoj se jemi të gatshëm edhe për këtë vit do të japim maksimumin që maturantët të jenë të aftë të përzgjedhin universitetin tonë dhe nuk do të jenë të zhgënjyer”, tha rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli. Në ndërkohë, në Universitetin e Tetovës po ashtu u organizua edhe panairi i karrierës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku shumë kompani janë prezantuar duke ofruar vende pune për studentët që përfundojnë studiojnë në këtë universitet dhe jo vetëm.

“Nga ky institucion presim që të dalin kuadro që do të jenë të aftë për tregun e punës në përgjithësi dhe besoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë ku ne do të ofrojmë vende pune ndërsa universiteti do të ofrojë kuadro të nevojshme”, tha Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. Në këto dy aktivitete kishte numër të madh të maturantëve të cilët kishin ardhur nga shumë qytete të Maqedonisë për të parë për së afërmi kushtet që ofron ky universitet. Në ndërkohë, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë është mbajtur për të 18 herë me radhë “Panairi i Karrierës” ku shumë kompani vendore ofrojnë vende pune për studentët.

Në hapjen solemne të këtij aktiviteti u theksua se studentët që përfundojnë studimet në këtë universitet punësohen menjëherë dhe janë të aftë për tregun e punës. Ndërsa, një pjesë e madhe e studentëve, vendin e punës e gjejnë që në kohën e studimeve, respektivisht para diplomimit. “Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë çdo vit e rishikon planin e programeve studimore dhe ofron programe të reja studimore të cilët janë të kërkuara në tregun e punës”, tha Besa Arifi, prorektore. Gjatë këtij aktiviteti u theksua se kjo është një mundësi e mirë për rrjetëzim të kompanive me nevojat që kanë për kuadro dhe jo vetëm sepse ofrohet punë praktike, punë me orar të shkurtër dhe punësim i menjëhershëm.

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Bastisje në pesë lokacione në Shkup, pjesë e hetimeve për grupin “Bellanoca-Baron”

Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet një aksion...

Pagesa elektronike e taksës rrugore po ndryshon, ja çfarë ka të re

Qeveria ka marrë një vendim për ndryshimin e rregullave...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.S. (35)...

Vdekja e Frosinës në aksident trafiku, 12 vite burg për Vasill Jovanovin

Vasill Jovanov është dënuar me 12 vite burg për...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads