Ministria e Kulturës: 5 Milionë Denarë vetëm për Maqedonasit – Asnjë Shqiptar në Listën e Fituesve!

Skandaloze! Ministria e kulturës dhe turizmit ka publikuar rezultatet e konkursit për financimin e projekteve kulturore në kuadër të programit “Evropa Kreative 2025”, ku janë ndarë 5 milionë denarë – dhe asnjë kompani apo organizatë shqiptare nuk është përzgjedhur!

A është kjo barazi dhe përfaqësim i drejtë në kulturë? A është kjo bashkëqeverisje?

Koalicioni VLEN, që pretendon se përfaqëson shqiptarët në qeveri, duhet të japë llogari: Si është e mundur që shqiptarët të mos jenë përfaqësuar fare në një fond kaq të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe turizmit?

Ministria ka shpërblyer vetëm struktura maqedonase të afërta me partinë maqedonase në pushtet, duke përjashtuar krejtësisht zërin, krijimtarinë dhe identitetin kulturor shqiptar.

Ky është përjashtim sistematik dhe heshtja e përfaqësuesve shqiptarë është bashkëfajësi!

A është ky standardi i “bashkëjetesës”?

  1. Ku është transparenca, ku është barazia, ku janë shqiptarët në këtë shtet?

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Artikuj të ngjashëm