More

    RMV-ja për momentin nuk e ndalon “TikTokun”

    RMV-ja për momentin nuk është duke menduar për ndalimin e aplikacioneve sikurse TikTok, për shkak të sfidave të rrezikshme dhe ndikimit negativ ndaj të rinjve.

     

    Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, gjatë një press-konference ka njoftuar se është përpunuar udhëzuesi nga MASH që është shpërndarë me shërbimin Pedagogjik.

     

    Ky udhëzues do t`u drejtohet mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme, që të bisedhet me fëmijtë lidhur me sfidat që po ndodhin nëpër rrjetet sociale.

     

    “Do të publikohet udhëzuesi, bashkë me kodin që çon drejt ueb-faqeve të dobishme, që mund të shfrytëzohet nga prindërit që t`ua kufizojnë qasjen e fëmijëve” – tha Ministri.

     

    Hapi I dytë është Qendra për internet më të sigurtë që në mënyrë plotësuese do të jep resurse dhe ndihma për fëmijtë. Qendra duhet të formohet deri në fund të vitit.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Hulumtim, 35,2 % e qytetarëve mendojnë të largohen nga RMV-ja

    Më shumë se një e treta e popullsisë ose 35,2 për qind mendojnë të largohen nga Maqedonia e Veriut....

    Sela: Në qeverisjen VLEN, asnjë e drejtë shqiptare nuk u avansua, vetëm se u shkurtuan ato të drejta që i kishim…

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat tha se nën qeverisjen e VLEN-it...

    Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoni

    Nafta prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra...

    Ministria e Shëndetësisë propozon mbajtjen e maskave në spitale dhe ndalimin e vizitave te pacientët e shtruar

    Mjeku Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive, ka theksuar se ky vit është më ei butë, me...