E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Qendra Kulturore El-Kalem

Arnaqi e Poshtme,

Qendra Kulturore ‘’El-Kalem’’ është organizatë joqeveritare. Me 18.01 2003 në bazë të nenit 43 dhe 45 të ligjit për shoqata joqeveritare dhe fondacione, Kuvendi themelues solli vendimin për themelimin e kësaj Qendre. Në Kuvend morën pjesë qytetarë të Arnaqisë së Poshtme dhe Arnaqisë të Epërme. Regjistrimi i Qendrës u bë me 11.07.2003 pran Gjykatës Fillestare Shkup1-Shkup.

Selia dhe lokalet qendrore të Qendrës Kulturore ‘’EL-Kalem’’ (me sipërfaqe mbi 450m²) janë në f. Arnaqi e Poshtme komuna e Sarajit-Shkup Maqedoni në kompleksin e Qendrës Kulturore Islame ‘’El-Kalem’’.

Qendra Kulturore ‘’El-Kalem’’ është organizatë joprofitabile, aktivitetet dhe shërbimet e saja, parimisht janë edukativo-arsimore dhe falas. Synimi i Qendrës është ngritja e nivelit të edukimit dhe arsimimit islam dhe të përgithshëm tek popullata islame në përgjithësi e tëk më të rinjt në veçanti.

 Me programet e saja kulturore, adekuate, në raste të ndryshme islame, Qendra synon në ngritjen e nivelt të kulturës islame.Organizimi dhe zhvillimi i proçesit edukativo-arsimor paranë Qendrës Kulturore ‘’El-Kalem’’ është i rregullt gjat tër vitit. Sipas nevojës dhe kohëpaskohe Qendra organizon edhe kurse periodike të ndryshme.

 Qendra organizon edhe veprimtari të ndryshme humanitare për ata që janë më të nevojshëm. Anëtarsimi pranë Qendrëas bëhet familjarisht (bartësi i familjes për të gjithë anëtarët e nën moshën 18 vjeçare) dhe individualisht për të riturit mbi 18 vjetë.

Qendra Kulturore ‘’El-Kalem’’ në lokalet e saja, anëtrëve dhe besimtarëve tjerë ju mundëson  organizimin e rasteve familjare siç janë dasmat (islame) në rast martese dhe ngushëllime në rast vdekje.

Shërbimet edukativo-arsimore të organizuara pranë Qendrës Kulturore ‘’El-Kalem’’ i shfrytzojnë gjithë ata të rinjë të komunës së Sarajit që dëshirojnë. Në perspektivë Qendra për shërbimet e veta edukativo-arsimore synon të hapë degët e saja në komunën e Sarajit e më vonë edhe në tër teritorin e Maqedonisë ku do të ketë nevojë.

Qendra Kulturore ‘’EL-Kalem’’ zhvillon mardhënje të mira me t’gjitha organizatat joqeveritare në vend dhe jasht në përgjithsi e me ata simotra në veçanti.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads