Turqia dënon fuqishëm vendimin e Izraelit për të zgjeruar operacionin ushtarak në Gaza

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë izraelite për të zgjeruar operacionin e saj ushtarak në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

 

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria vihet në dukje se çdo hap i ndërmarrë nga qeveria fundamentaliste e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të vazhduar gjenocidin kundër palestinezëve dhe për të zgjeruar pushtimin i jep goditje të rëndë paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, përkeqëson paqëndrueshmërinë rajonale dhe thellon më tej krizën humanitare.

 

“Dënojmë në formën më të fuqishme vendimin e Izraelit për të zgjeruar operacionin e tij ushtarak në Gaza, i cili përbën një fazë të re të politikës ekspansioniste dhe gjenocidale në rajon. Vendosja e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë do të jetë e mundur vetëm përmes sundimit të së drejtës ndërkombëtare, diplomacisë dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut”, thuhet në deklaratë.

 

Më tej theksohet se “Izraeli pushtues duhet të ndalojë menjëherë planet e tij të luftës, të pranojë një armëpushim në Gaza dhe të fillojë negociatat drejt një zgjidhjeje me dy shtete”.

 

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të përmbushë përgjegjësitë e tij për të parandaluar zbatimin e këtij vendimi, i cili synon të zhvendosë me forcë palestinezët nga toka e tyre duke e bërë Gazën të pabanueshme. I bëjmë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratojë rezoluta detyruese që do të parandalojnë veprimet e Izraelit që shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat humanitare”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Rama dhe Mickoski nesër hapin pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë

Kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Edi Rama, do të marrin...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Ali Ahmeti: Ky shtet mund të jetojë dhe mbijetojë me bashkëjetesë të qëndrueshme mes dy kombeve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Artikuj të ngjashëm