Siria dhe Arabia Saudite me 47 marrëveshje në vlerë të 6,4 miliardë dollarëve

Siria dhe Arabia Saudite nisën sot forumin e tyre të parë të përbashkët të investimeve në Damask, me dhjetëra marrëveshje me vlerë 6,4 miliardë dollarë që pritet të nënshkruhen për të forcuar lidhjet ekonomike midis dy vendeve, raporton Anadolu.

 

I mbajtur në Pallatin Presidencial në Damask, forumi u hap në prani të presidentit sirian, Ahmad al-Sharaa, dhe një delegacioni të nivelit të lartë saudit të udhëhequr nga ministri i Investimeve, Khalid Al-Falih.

 

 

Duke folur në këtë aktivitet, Al-Falih tha se të dy palët do të nënshkruajnë 47 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi me vlerë 24 miliardë rialë sauditë (rreth 6,4 miliardë dollarë).

 

Marrëveshjet përfshijnë një gamë të gjerë sektorësh, duke përfshirë industrinë, energjinë, ndërtimin dhe sigurinë kibernetike.

 

 

Al-Falih shtoi se një marrëveshje e madhe do të nënshkruhet nga kompania saudite “Bayt Al-Ibaa” për të zhvilluar një projekt të rëndësishëm tregtar në qytetin e Homsit. Ai tha se të ardhurat e projektit do të drejtohen për të mbështetur komunitetet siriane.

 

Në një njoftim të rëndësishëm, ministri gjithashtu tha se marrëveshje të sigurisë kibernetike me vlerë 4 miliardë rialë (1,66 miliardë dollarë) do të nënshkruhen si pjesë e agjendës së forumit.

 

 

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA citoi ministrin e Informacionit të vendit, Hamza Al-Mustafa, të ketë thënë se marrëveshjet do të ndihmojnë në krijimin e 50.000 mundësive të punës në 14 provincat e Sirisë.

 

“Këto marrëveshje mbulojnë çdo rajon dhe çdo sektor. Ato nuk kufizohen vetëm në ndonjë pjesë të vendit”, tha ai gjatë një konference për shtyp të mbajtur të mërkurën përpara forumit.

 

Forumi shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet Damask-Riad, të cilat janë përmirësuar gradualisht pas ndryshimit politik në Siri.

 

Që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Asadit në fund të vitit 2024, administrata e re e Sirisë ka nisur reforma ekonomike dhe politike dhe ka intensifikuar përpjekjet për të ndërtuar partneritete me aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

 

Asadi, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi në dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963. Në janar u formua një administratë e re kalimtare e udhëhequr nga Sharaa.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm