Selim Imeri
Figura dhe personaliteti i një atdhedashësi të madh
1927 – 1988
Selim Imeri, ose me saktë Selim Bojana, padyshim se është figura më e shquar dhe më e njohur ndër gjeneratat e fshatit Bojanë. S’do mend se ai me veprën dhe dashurinë e treguar ndaj Bojanës, ka lënë gjurmë të theksuara në mbamendjen e Bojanasve.
Ata që kanë pasur rastin dhe fatin të jetojnë në të njejtën periudhë kohore kur ai ka jetuar dhe vepruar, flasin me admirim të lartë, e madhërojnë personalitetin e tij dhe tregojnë me krenari të madhe për guximin dhe zotësinë e tij të cilat vyrtyte i ka përdëftuar pa ndalë gjatë gjithë rrugëtimit të tij jetësorë.
Selim Imeri lindi në Bojanë në vitin 1927, u shkollua në shkollën e fshatit e më pas vazhdoi mësimet dhe studimet në shkollën e lartë bujqësore në Shkup. Me të kryer studimet themeloi koperativën bujqësore “Vëllazërimi”. Ai ishte themelues dhe drejtor general i kësaj kooperative, dhe e njejta filloi me punë me vetëm 15 punëtorë, dhe arriti të rritet në kushte të komunizmit duke punësuar saktë 148 puntorë.
Ka qenë figura më emblematike e Dervenit të Shkupit, një veprimtarë i shquar dhe dorëzgjatës i madh. Ai si këshilltarë i komunës së Karposhit, ka sjellur shumë të mira për vendin e vet, duke e përdorur mandatin kryekëput në shërbim të vendit dhe banorëve të Bojanës.
Në vitin 1958, Selim Imeri bën një hap të madh në drejtim të afirmimit të bujqësisë në Bojanë. Nën udheheqjen e tij, dhe analizës që inzhinierve të bujqësisë ai organizoi analizën e tokës bujqësore në vendet e ashtuquajtura Tërnovica dhe Umnik. Inzhinierët vijnë në përfundim se kjo tokë është shumë e përshtatshme për kultivimin e rrushit, dhe në njejtin vit mbillen rreth 30 hektarë vreshta në këta dy fusha të Bojanës. Ky proekt i madh mund të quhet shumë kombëtarë, pasiqë në vitet 1958 – 1965 janë shënuar ikjet më të mëdha të shqiptarëve për në Turqi, ndërkaq kjo ide e Selim Imerit e ka parandaluar një gjë të tillë në Bojanë, duke iu dhënë Bojanasve shpresën dhe mundësinë për të siguruar kafshatën e bukës në vend të vet.
Në vitin 1978 mundësoi që Bojana e para në Dervend, të ketë rrugën e asfaltuar deri ne mes të fshatit, gjë e cila mundësoi edhe vendosjen e linjës së rregullt të autobusit Shkup – Bojanë.
Selim Bojana, ka qenë adresa e vetme e Bojanasve por edhe më gjërë, për problemet dhe telashet e shqiptarëve karshi shtetit komunist, ai si i zgjedhur I popullit asnjëherë nuk ka hezituar të ndihmoj njerëzit për problemet e tyre.
Selim Imeri do të mbahet mend për atdhedashurinë e pashoq, një udhëheqës i pazëvendësueshëm dhe një afarist i rrallë i cili në kohëra tejet të vështira ka arritur të krijoj një biznes aq të madh në rrethana krejtësisht të ndryshme nga të sotshme dhe qindra here më të vështira. Le të jetë vepra dhe vullneti I tij për ta pare Bojanën të moderuar udherëfyesi ynë. LAVDI!