More

    Medreseja Isa Beu

    Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” është shkollë e orientuar profesionale dhe bën pjesë në rangun e shkollave të mesme. Si shkollë qendrore është e locuar në fshatin Kondovë, komuna e Sarajit në pjesën perëndimore të Shkupit. Vepron si shkollë e vetme edhe për djem edhe për vajza në tërë teritorin e R.Maqedonisë me paralelelet e saja në: Shkup,Tetovë,Gostivar dhe Shtip.

    “Medreseja Isa Beu” vazhdon traditën e medresesë se dikurshme me të njëjtin emër, e themeluar në shekullin XV, me ardhjen e Osmanlinjve në këto troje. Ajo mban emrin e themeluesit të saj Isa Beut, i cili ka qenë i biri i Is’hak Beut, serhat muhafizit ose mbrojtësit të njohur të Shkupit. Kjo Medrese, në të kaluarën ka prezentuar institucionin më të lartë arsimor në këtë vend dhe  njihej si shkollë më me famë në Rumeli. Nga Vakëfnameja e Isa Beut kuptojmë se ai përveç Medresesë ka themeluar bibliotekën dhe xhaminë që mbajnë edhe sot e kësaj dite emrin e tij. Xhamia e Isa Beut është ndërtuar në vitin 1475 dhe është njëra nga xhamitë më të bukura të Shkupit.

    Medreseja që nga themelimi e deri më sot ka pushuar së punuari disa herë, për shkak se objekti i Medresesë është shkatërruar nga luftërat dhe fatkeqësitë e tjera. Për herë të parë ka pushuar më 1689, kur gjenerali austriak, Pikolomini me ushtrinë e tij, e dogji Shkupin. Gërmadhat e mureve të godinës së saj, pas këtij shkatërrimi, u ruajtën deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

    Me tërheqjen e Osmanlinjve nga trojet tona, Medereseja e Isa Beut, me iniciativën e prijësve fetarë dhe intelektualëve të atëhershëm, më 1932 u rindërtua, kështu që në vitin 1936 u krijuan kushte për të filluar me punë të rregullt. Njëkohësisht u reformua edhe programi i saj dhe ajo fitoi statusin e shkollës së mesme. Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo sërish pushoi një kohë të gjatë, deri në vitin 1979, kur Bashkësia Islame solli vendimin për rindërtimin e saj. Pas shumë peripecish objekti i ri u ndërtua në fshatin Kondovë dhe me 15 tetor të vitit shkollor 1984/85 filloi procesi edukativo-arsimor. Është e vetmja shkollë e këtij lloji në Republikën e Maqedonisë .

    Medreseja me ndërtesat përreth,duke mos llogaritur paralelet e shtrira të saja, përfshinë sipërfaqe prej 7000m2 . Kompleksi i Medresesë përbëhet prej godinës shkollore, konviktit dhe kuzhinës me restorantin.

    Në godinën e shkollës  qendrore gjenden tetë mësojtore, dy kabinete të gjuhëve, kabineti i lëndës së informatikës, mesxhidi, biblioteka dhe zyrat e administrates, kurse konvikti ka 53 dhoma me kapacitet për 214 nxënës. Në këtë vit shkollor 2012/13 numri i përgjithshëm i nxënësve që janë regjistruar në Medresenë Isa Beu është 742 nxënës .Kështu që,në shkollën qendrore 183 nxënës,në paralen e vajzave në Shkup 190 nxënëse, në paralelen e vajzave në Tetovë 176 dhe atë të vajzave në Gostivar 132, ndërsa në paralen e djemve në Shtip 52 nxënës. Numri i nxënësve që dëshirojnë të shkollohen në Medresenë Isa Beu prej vitit në vit është në  rritje e sipër,në veçanti asaj të femrave. Gjithashtu edhe një numër i konsiderueshëm i të interesuarve vijojnë mësimet me korenspodencë, sidomos ajo e gjinisë femrore numri i të cilave arrinë mbi 300 nxënës të çrregulltë .

    Gjatë shkollimit katërvjeçar nxënësit dëgjojnë 30 lëndë, nga të cilat si gjuhë amtare mësohen shqipja, maqedonishtja dhe turqishtja; ndërsa arabishtja si gjuhë profesionale dhe anglishtja si gjuhë e huaj.

    Që nga fillimi, në Medrese punojnë mësimdhënës me përgatitje përkatëse profesionale. Lëndët fetare të cilat nuk kishin fond të plotë në fillim i ligjeronin të punësuarit në BI. Ndërsa sot për ngritjen ideore dhe përgatitjen profesionale të nxënësve plan-programin mësimor në të gjitha paralelet, duke përfshirë ato rajonale në Tetovë, Shkup , Shtip dhe Gostivar e realizojnë 75 profesorë në marrëdhënie të rregullt pune dhe 25 me kontratë në vepër dhe honorar. Gjithësej numri i mësimdhënëse është 100 profesor. Ka edhe një numër të konsiderueshëm të personelit tek­nik të cilët përkujdesen për mirëmbajtjen e godines së shkollës, konviktit, kuzhinës etj. Numri i të cilëve sillet afro 32 të punësuar.

    Shkollimi në Medrese është gratis. Të gjitha harxhimet i bartë Bashkësia Fetare Islame e RM dhe për 1 (një) nxënës në vit harxhimet llogaritën afro 340 EURO.

    Në medrese prej fillimit të punës të procesit edukativ-arsimor 1984 e deri në vitin shkollor 2011/12 janë regjistruar gjithësejt 3990 nxënës të rregullt dhe me korespodencë, ndërsa kanë diplomuar 1789 nxënës. Ghithashtu vlen të theksohet se nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve një numër i konsiderueshëm është i gjinisë femrore numri i të cilave arrinë mbi 568 nxënëse.

    Edhe përkundër ndërprerjes së punës gjatë historisë së saj Medreseja “Isa Beu” ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e nivelit edukativo-arsimor e fetar të muslimanëve në këto troje, duke dhënë kontribut të çmueshëm për përgatitjen e kuadrove të ndryshme të cilët profesionalisht angazhohen në prezentimin dhe kultivimin e këtyre vlerave.

    Duke u mbështetur në parimet e traditës islame për pastërtinë dhe rruajtjen e ambientit mund të themi se pastërtia dhe ambienti i brendshëm dhe i jashtëm i Medresesë është në nivel të lakmueshëm. Këtë më së miri e dëshmon pamja e hapsinave brenda dhe jashtë Medresesë, që njëherit paraqet objektin me pamje më të bukur të shkollave në vend.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Municione dhe eksploziv janë gjetur në shtëpinë e një pensionisti në Kozle

    Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër personit i cili dyshohet për kryerjen...

    Tre të mitur sulmohen me mjet të fortë në autobusin urban në Shkup

    Një rast i dhunës fizike në autobusët e Shkupit është regjistruar edhe gjatë ditës së djeshme, bëri të ditur...

    Ashensorët e spitalit Klinik të Tetovës projekt vetëm për 24 orë/ Pacientët u rikthehen shkallëve

    Dy ashensorët, që ishin projekti i vetëm madhor i ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, për 100 ditët e para...

    Tentuan të vjedhin në banesat e ndërtesës së djegur në Çair, arrestohen nga policia

    Ministria e Punëve të Brendshme informoi se dy persona sot janë privuar nga liria për shkak të tentimit për...