Izraeli dhe Egjipti nënshkruajnë marrëveshje për eksportin e gazit prej 35 miliardë dollarësh

“NewMed”, partner në Leviathan, një nga fushat më të mëdha të gazit natyror të Izraelit në Mesdhe, njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes për eksportin e gazit natyror me Egjiptin në vlerë 35 miliardë dollarë, transmeton Anadolu.

 

Marrëveshja midis partnerëve të Fushës së Gazit Natyror Leviathan dhe Egjiptit është marrëveshja më e madhe e eksportit në historinë e vendit.

 

Në një deklaratë “NewMed” tha se 130 miliardë metra kub gaz natyror do të eksportohen në Egjipt nga fusha Leviathan deri në vitin 2040.

 

Theksohet se marrëveshja do të hapë rrugën për zgjerimin e Leviathan, me qëllim sigurimin e furnizimeve me gaz natyror në tregun izraelit deri në vitin 2064.

 

Një marrëveshje që mbulon furnizimin me 60 miliardë metra kub gaz u nënshkrua midis Egjiptit dhe Izraelit në vitin 2019. Furnizimet me gaz për Egjiptin filluan menjëherë pasi fusha Leviathan u bë funksionale në vitin 2020.

 

Shumica e 11.33 miliardë metrave kub gaz natyror të prodhuar në fushën e gazit Leviathan vitin e kaluar u eksportuan në Egjipt dhe Jordani.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

“Safe City” me funksion të ri nga dhjetori, kamerat do të regjistrojnë edhe parkimin e parregullt

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi “Safe City” pritet të...

Rama dhe Mickoski nesër hapin pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë

Kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Edi Rama, do të marrin...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Artikuj të ngjashëm