More

    Greqia sot voton, garë e fortë mes Tsipras dhe Mitsotakis

    Grekët po zgjedhin sot (21.05) një parlament të ri. Premtimet e mëdha kanë një traditë të gjatë në fushatat parazgjedhore greke.

    “Nuk është e dëmshme të bësh një premtim gjatë fushatës elektorale, por mund të jetë e dëmshme nëse nuk e zbaton një premtim të fushatës,” paralajmëroi George Papandreu, kreu i parë i qeverisë në Greqinë e pasluftës dhe themeluesi i një prej klaneve politike më me ndikim në vend. Politikani mendjemprehtë e kuptoi që herët se e vetmja rrugë për të shkuar përpara në politikën greke është t’u japësh premtime të mëdha zgjedhësve, që kanë bërë edhe shumica e pasardhësve të tij.

    Një shembull veçanërisht i mirë: në prag të zgjedhjeve parlamentare më 2012, në kulmin e krizës së borxheve në Greqi, lideri i atëhershëm i opozitës, Alexis Tsipras premtoi në një fjalim mbi buxhetin se do të anulonte masat shtrënguese të diktuara nga një ligj, qoftë edhe në kundërshtim me vendimet e kreditorëve ndërkombëtarë. Sipas motos: Masat shtrënguese do të ndalohen menjëherë.

    Deklarata luftarake e tij shkaktoi entuziazëm tek votuesit e majtë. Por gjërat rezultuan krejt ndryshe: pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2015, kryeministri majtist Tsipras u përball me realitetin e politikës financiare dhe iu desh të binte dakord për huatë e reja si dhe kërkesat për shtrëngime e kursime. Më pas ai deklaroi në parlament se Greqia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të zbatonte programin e miratuar të reformave, çdo gjë tjetër do të çonte në katastrofë.

    Shifra të pasakta u raportuan në Bruksel

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Tsipras është edhe përgjegjës për krizën e borxhit. Në fund të fundit, para mandatit të tij, konservatorët dhe socialistët, të cilët duket se kanë sunduar për një përjetësi, kishin përcaktuar jetën politike në Greqi ku vazhdimisht grumbulloheshin borxhe të reja. Vetëm në vitet 2004-2009, kryeministri konservator Kostas Karamanlis, nipi i ish-kryeministrit Konstantinos Karamanlis, gati dyfishoi borxhin kombëtar dhe madje raportoi shifra të rreme në Bruksel.

    Edhe atëherë, në kohën e Karamanlisit, kishte spekulime për falimentimin e vendit. Por pak përpara zgjedhjeve parlamentare të 2009-s, ministri i tij i Financave, Giorgos Alogoskufis, siguroi se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Ai tha se “Greqia është e armatosur mirë kundër krizës financiare ndërkombëtare”, as ky premtim elektoral nuk vlente shumë dhe ishte i pabazë.

    “Ka mjaft para”

    Në atë moment, shpresa socialiste e Jorgo Papandreut, djalit dhe nipit të ish-kryetarëve të qeverive, u shua nga sondazhet e opinionit publik. Ai premtoi tepër gjëra të mira. Që në 100 ditët e para të mandatit të tij, pasuria do të shpërndahej më drejtë, thuhej në fushatën e tij elektorale. I pyetur nga gazetarët se kush duhet të paguajë për të gjitha këto, Papandreu bëri një premtim parazgjedhor që hyri në histori: “Ka mjaft para”.

    Çuditërisht, ai fitoi një shumicë absolute në Parlament. Por votuesit u zhgënjyen përsëri. Sapo mori detyrën, kryeministri socialist shpalli një “betejë titanike” kundër falimentimit që kërcënon atdheun. Pjesa tjetër e historisë është e njohur: Papandreu kërkoi mbështetje financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe BE, dhe në këmbim u angazhua për masat shtrënguese që bënë që prodhimi në Greqi të tkurret me më shumë se 30 për qind në vitet në vijim.

    “Makina të lira për të gjithë”

    Fushata elektorale greke ka të bëjë gjithmonë me kredi të lira ose lehtësime tatimore. Klasik në këtë drejtim është premtimi i liderit konservator të opozitës Konstantinos Mitsotakis përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 1985-ës se ai do të shkurtonte në mënyrë drastike taksat dhe detyrimet për blerjet e makinave në mënyrë që çdo familje të mund të përballonte një makinë të re.

    Në të njëjtën kohë, duhet ditur se në vitet 1980, qeveria socialiste në Athinë taksonte rëndë produktet industriale nga jashtë për të mbrojtur industrinë vendase dhe për të përmirësuar arkën e shtetit. Ajo ishte në gjendje ta bënte këtë pasi nuk kishte ende një treg të vetëm evropian. Në atë kohë, një makinë gjermane e rangut të mesëm ishte një ëndërr e paarritshme për shumë familje në Greqi.

    Pikërisht këtu donte të fillonte politikani liberal Konstantin Mitsotakis, babai i kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis dhe ta bënte sërish partinë e tij tërheqëse për klasën e mesme punëtore. Por socialistët në pushtet në atë kohë u kundërpërgjigjën me një slogan të fushatës zgjedhore që mobilizoi veçanërisht votuesit e rinj: “Më mirë të ngasësh një motoçikletë sesa të votosh për Mitsotakis!” Kryeministri socialist Andreas Papandreu doli si fitues i qartë në zgjedhjet e qershorit 1985.

    Gënjeshtrat

    Një nga arsyet për këtë, megjithatë, ishte “publiciteti negativ” në SHBA: katër javë përpara zgjedhjeve, gazeta pro-qeveritare Avriani botoi një foto nga Lufta e Dytë Botërore që tregonte Mitsotakis si një djalë të ri në Kretë, miqësor me dy nazistë gjermanë. Ironike, duke qenë se Mitsotakis ishte përfshirë në rezistencë dhe madje ishte në burg.

    Konservatorët kanë akuzuar kreun socialist Andreas Papandreu për “falsifikim” dhe konspiracion politik. Asgjë nuk ndihmoi. Në vitin 2016, gazetari investigativ në Athinë, Kostas Vaksevanis, shkroi se akuzat naziste kundër Mitsotakis ishin të sajuara dhe të lidhura me ndërhyrjen e Stasit. Të gjitha mediat greke e konsideruan të besueshëm këtë interpretim të historisë. Por çfarë lidhje kishte Stasi me socialistët në pushtet në atë kohë? Kjo pyetje mbetet e hapur edhe sot e kësaj dite./DW

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing
    - Marketing -Marketing

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Marketing
    spot_img

    Të fundit

    NQP Shkup: Për shkak të azhurnimit të sistemit janë të mundshme probleme teknike gjatë validimit me celular ose aplikacionin “Skopska”

    NQP Shkup informon se për shkak të azhurnimit të sistemit për pagesë që është bërë ditëve të fundit, tek...

    Taravari dhe Kasami të pranishëm në panelin e diskutimit për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

    Në një panel diskutimi të mbajtur së fundmi, Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidat për kryetar...

    Më 11 prill në Shkup do të shfaqet “Zonjat e Avinjonit”

    Opera dhe Baleti Nacional në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që më 11 prill do të shfaqet vepra artistike...

    Kuvendi i ASH-së krahu i Selës vendosi, i bashkohet Frontit Europian

    Sapo ka votuar Kuvendi i ASh-së që ti bashkohet Frontit Europian. Siç mësohet ASH-ja e Ziadin Selës do të fitoj...