More

    Dijana Toska nga Fronti Europian: Moratorium për ndërtimet e reja në Çair

    Unë jam Diana Toska, magjistre e marrëdhënieve ndërkombëtare, drejtoreshë e Teatrit për Fëmijë dhe të Rinj, ish mësuese e fëmijëve tanë dhe banore e Çairit.

    Sot kandidoj për deputete dhe kërkoj mbështetjen tuaj.

    Çairi ka nevojë për ndryshim dhe këtë do ta sjellim bashkë.

    Përkrahjen dhe besimin tonë e keqpërdorën në Çair, abuzuan shumë dhe e sollën në gjendje të pabanueshme, pa trotoare, pa parkingje, pa rrugë, pa parqe të reja, pa hapësira lojërash, pa ujësjellës e kanalizim, pa asnjë investim kapital, por vetëm me uzurpime hapësirash publike, ndërtesa nëpër parqe, nepotizëm, korrupsion dhe abuzim.

    Sot po ju drejtohem si kandidate për deputete për një problematikë serioze që na tangon gjithë neve.

    Ndërtimet masive pa leje dhe pa plan nëpër parqe në komunën tonë, në Çairin tonë, po na zënë frymën.

    Çdo lagje e Çairit është e stërmbushur, qytetarët s’kanë vend për parking, njerëzit skanë ku të ecin.

    Mbi 30 ndërtime të larta të ndërtesave në Çair janë ndërtuar jashtë ligjit dhe nuk kanë as flet pronësie e as leje ndërtimi.

    Drejtuesit e Çairit në këto 20 vite kanë keqpërdorur besimin tonë, kanë mashtruar qytetarët dhe investitorët, por edhe fqinjtë e tyre, për përfitime personale.

    Të mashtruar nga komuna Çair, Qytetarët, me paratë e tyre të fundit, kanë blerë banesë që nuk kanë flet pronësie dhe leje, ndërsa investitorët kanë investuar paratë e tyre në objekte që nuk kanë rregulluar çështjet pronësore-juridike.

    Faj nuk kanë as qytetarët që kanë blerë banesa, as investitorët që i kanë ndërtuar ato, faj kanë drejtuesit e komunës Çair që kanë abuzuar me besimin tonë për përfitime personale dhe për shkatërrimin e Çairit tonë.

    Andaj, ne si Front Europian dhe deputetë në kuvendin e ardhshëm, për arsye se qytetarët dhe investitorët nuk kanë faj për këtë katrahurë urbanistike në Çair, dje propoziam ligj për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje në mënyrë që të shpëtojmë qytetarët dhe investitorët, ndërsa do të kërkojmë përgjegjësi ligjore për ata që lejuan këtë gjendje, drejtuesit e komunës Çair.

    Ndërsa sot, ju njoftojmë se do të shpallim MORATORIUM TË NDËRTIMEVE TË REJA NË ÇAIR dhe do të largojmë të gjitha pullat (markicat) për ndërtim në parqet e Çairit.

    Qytetarët, bizneset, shoqëria, janë të sigurt me Frontin Europian dhe duhet që me votën e tyre ta dënojnë këtë pasiguri, kaos urbanistik, mashtrim korruptiv, me votë masive me 8 maj ta çlirojmë Çairin dhe ta rregullojmë kaosin të cilin e shkaktuan drejtuesit 20 vjeçar të Çairit.

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...