More

    “VLORA KA FILLUAR TË REFLEKTOJË”, GAZETARI: JANË ULUR ÇMIMET E ÇADRAVE NË LIVADH

    “Vlora ka filluar të reflektojë” kështu tha gazetari Enrik Mehmeti për “Good Morning Albanians” këtë të enjte, duke treguar se tashmë disa biznese kanë ulur çmimet e çadrave dhe shezlloneve për pushuesit.

    Gazetari tha se nga 1500 lekë në Livadh çadrat kanë shkuar me 500 lekë, pasi bizneset e morën mësimin duke qenë se turistët e huaj kanë qenë më të pakët e kanë zgjedhur të shkojnë në plazhet publike.

    “Nga 1500 lekë çadra me dy shezllone në Livadh, dje jepej me 500 lekë. E morën mësimin. Nuk mund të abuzohet, pasi kjo situatë është reflektim i këtyre rritjeve pa kritere e pa limit. Kjo gjë nuk duhet të ndodh, pasi edhe në shkojmë me pushime jashtë shtetit, në shumë raste na vijnë gjëra falas. Janë disa gjëra që turistit i shërbehet”,-tha gazetari Mehmeti.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

    Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi...

    Vlen sa 1 mijë muaj! Rëndësia e Natës së Kadrit

    Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Vende vende do të jetë jostabil...

    Kacafytje në mes dy grupeve në Lëvizjen Besa

    Aktualisht, nuk ka informacione të konfirmuara nga burime zyrtare apo media të besueshme lidhur me një përplasje mes shoferit...