E diel, 11 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Drejtori Murati: këtë vit janë paraparë 32 milion euro për Planin Operativ

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në Qendrën për Sipërmarrësi Sociale i informuan të rinjtë për mundësitë që ofron Plani Operativ për programet aktive dhe masat e punësimit për vitin 2023.

Në këtë aktivitet u prezantuan edhe histori suksesi nga të rinjtë që morën pjesë në disa nga masat aktive të punësimit në vitet e kaluara.

📌Drejtori Murati theksoi se për realizimin e Planit Operativ këtë vit është paraparë buxheti më i madh deri më tani, në një shumë mbi 32 milionë euro, gjegjësisht, është planifikuar të përfshihen 14.536 persona.

📌Ai u bëri thirrje të rinjve të papunë që të aplikojnë për pjesëmarrje në një nga masat aktive për punësim, e cila u përshtatet më së miri për përfshirjen më të suksesshme të tyre në tregun e punës.

Me këtë rast, Drejtori Bekim Murati, veçoi masën Trajnim për aftësi të avancuara të TI-së, për të cilën mbulimi i planifikuar është dyfishuar këtë vit dhe arrin në rreth 800 persona.

Drejtori Murati theksoi rëndësinë dhe suksesin e deritanishëm të zbatimit të Garancisë për Rininë, ku në vitin 2022 iu bashkuan 20.185 të rinj të papunë, nga të cilët 43% brenda një periudhe 4 mujore janë punësuar ose janë kyqur në njërën nga masat e punësimit të cilat e rrisin mundësinë e punësimit të tyre.

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Nesër do të bëhet dezinsektim në Shkup

Qyteti i Shkupit, përmes Sektorit për Punë Komunale dhe...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads