Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut në tru në Konya të Turqisë, habiti njerëzit përreth tij kur filloi të komunikonte në gjuhën daneze, raporton Anadolu.

 

Pasi u vendos në Konya 10 vjet më parë, meqë kishte jetuar në Danimarkë për 20 vjet, Karademir, babai i 7 fëmijëve, iu nënshtrua një operacioni në gju javën e kaluar.

 

Dy ditë pas operacionit, Karademir u dërgua për vlerësim urgjent pasi papritmas pati humbje të forcës (paralizë) në krahun dhe këmbën e djathtë dhe një çrregullim në të folur.

 

Në analiza, u konstatua se Karademir kishte mpiksje të gjakut në njërën nga venat e mëdha në anën e majtë të trurit të tij dhe se vena ishte e bllokuar.

 

Angiografia u krye shpejt dhe mpiksja e gjakut u pastrua. Pas procedurës, ankesat e Karademirit u zhdukën kryesisht dhe ai filloi të fliste danisht, gjë që i habiti të gjithë përreth tij, veçanërisht gruan e tij.

 

Karademir, i cili ishte në panik sepse nuk mund të fliste turqisht, filloi të fliste një gjuhë që nuk e kishte përdorur prej vitesh dhe kjo tërhoqi vëmendjen e ekspertëve.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Artikuj të ngjashëm