Drejtori i burgut të Idrizovës: Ka dhunë, përdhunim, por edhe dashuri mes të burgosurve

I ftuar në emisionin “Kontrolli me Landov” ishte gjeneral majori Zoran Jovanovski-Çelik, drejtor i Burgut të Idrizovë. Ai foli hapur për kushtet e këqija në burg, megjithëse theksoi se ka pasur përmirësime të caktuara.

 

Sipas tij, drejtoria ka kërkuar fonde nga autoritetet gjatë tre viteve të fundit, por pa hasur në mirëkuptim.

 

“Çfarëdo që na japin, atë e shpenzojmë. Për vitin 2026 nuk ka buxhet. Nuk turpërohem që jam drejtor i një institucioni të tillë, por së shpejti do të largohem,” deklaroi Jovanovski.

 

Ai pohon se administrata ka kontroll mbi burgun, por pranon se ka raste të abuzimeve mes të dënuarve.

 

“Është normale që një pjesë e të burgosurve të më urrejnë, sepse ua ndërpret ‘biznesin’. Në Idrizovë ka pasur edhe rast përdhunimi të një të dënuari. Hetimet do të tregojnë nëse bëhet fjalë për prostitucion apo përdhunim. Ka pasur edhe raste kur të burgosur të gjinisë mashkullore janë dashuruar mes vete,” tha Jovanovski.

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Artikuj të ngjashëm