Gazetarja Liridona Vejseli ka reaguar ndaj deklaratave të ish-ministrit të Drejtësisë nga radhët e BDI-së, Blerim Bexheti, duke e akuzuar për hipokrizi dhe duke rikujtuar një rast nga koha kur ai drejtonte Ministrinë e Drejtësisë.
Në reagimin e saj, Vejseli thekson se gjatë mandatit të Bexhetit si ministër, katër shqiptarë ishin dënuar për një grafit me hartën e Shqipërisë Etnike, duke e krahasuar këtë rast me dënimin e një të riu për valëvitjen e flamurit.
Ajo ngre gjithashtu pikëpyetje mbi përgjegjësinë e institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se prokurorët dhe gjykatësit që janë sot në sistem nuk kanë marrë mandatet vetëm së fundmi, por janë pjesë e një sistemi që, sipas saj, ka probleme të thella.
“Sot reagimi i Blerim Bexhetit më shumë se kurrë na irriton keq!”, shkruan Vejseli në reagimin e saj.
Postimi i gazetares vë në fokus përgjegjësinë politike për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe rikthen në vëmendje debatet mbi trajtimin e rasteve që lidhen me simbolet kombëtare dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

