Gjermania mbyll derën për gjysmën e punëtorëve nga Ballkani: kuota bie në 25.000

Qeveria gjermane miratoi propozimin për ta ulur kuotën vjetore të punësimit të punëtorëve nga Ballkani Perëndimor nga 50.000 në 25.000. Nëse masën e miraton Bundesrati, rregullat e reja mund ta vështirësojnë hyrjen në tregun gjerman të punës për punëtorët nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe vendet e tjera të rajonit.

Votimi në Bundesrat, i cili përfaqëson 16 landet federale gjermane, është caktuar për 18 dhjetor. Propozimi ishte paralajmëruar më herët në marrëveshjen e koalicionit mes konservatorëve dhe socialdemokratëve, por tashmë po has kundërshtime nga një pjesë e ekonomisë gjermane.

 

Punëdhënësit paralajmërojnë mungesë të fuqisë punëtore

 

Shoqatat gjermane të punëdhënësve mendojnë se ulja e kuotës mund ta thellojë mungesën e fuqisë punëtore, sidomos në ndërtimtari, dhe kërkojnë që kufizimi të hiqet plotësisht.

 

Sipas mediumit të specializuar “Bau”, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Kryesore të Industrisë Gjermane të Ndërtimit, Tim Oliver Müller, paralajmëroi se për shkak të kësaj mase sektorit mund t’i mungojnë gati 9.000 punëtorë.

 

Sipas tij, punëtorët me përvojë në ndërtimin e konstruksioneve prej çeliku dhe betoni vështirë se mund të zëvendësohen me punëtorë vendas ose me të punësuar nga sektorë të tjerë.

 

Müller kujtoi se vetëm vitin e kaluar dolën në pension rreth 17.000 të punësuar në ndërtimtari. Ai theksoi se punëtorët e angazhuar sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor bëjnë të mundur që punimet në kantiere të vazhdojnë pa ndërprerje. Ulja e numrit të tyre mund të sjellë vonesa dhe kosto më të larta për ndërtimin e banesave dhe projektet infrastrukturore.

 

Një në shtatë punëtorë në ndërtimtari ka pasaportë të huaj

 

Paralajmërime të ngjashme vijnë edhe nga Shoqata Qendrore e Ndërtimtarisë Gjermane. Sipas të dhënave të saj, një në shtatë të punësuar në sektor ka pasaportë të huaj.

 

Drejtori i shoqatës, Felix Pakleppa, vlerësoi se Gjermania nuk mund të planifikojë njëkohësisht ndërtimin e banesave, rinovimin e urave dhe zgjerimin e rrjeteve energjetike, dhe në të njëjtën kohë të kufizojë ardhjen e punëtorëve që duhet t’i kryejnë këto punë.

 

Sipas të dhënave që përcjell “Bau”, rreth 35 për qind e vizave të lëshuara në bazë të Rregullores për Ballkanin Perëndimor janë për punësim në kompani ndërtimi. Për të marrë pëlqimin për punësim nevojitet një kontratë konkrete pune, ndërsa 98 për qind e punëtorëve që përfshihen në rregullore punojnë në vende pune ku sigurimi social është i detyrueshëm.

 

Përfaqësuesit e sektorit të ndërtimit kërkojnë prandaj heqjen e kufizimit dhe një procedurë më të shpejtë dhe plotësisht të digjitalizuar për lëshimin e vizave.

 

Pse Gjermania po i shtrëngon rregullat?

 

Ulja e kuotës është pjesë e kthesës më të gjerë të qeverisë gjermane drejt një politike më të rreptë migratore. Kontrolli i shtuar i kufijve dhe ndryshimi i politikës ndaj migrimit ishin ndër premtimet kryesore parazgjedhore të Friedrich Merz.

 

Kriza migratore e vitit 2015 dhe ardhja e një numri të madh njerëzish nga Lindja e Mesme dhe Azia mbetën temë e rëndësishme në politikën gjermane, ndërsa kundërshtimi ndaj fluksit të pakontrolluar të migrantëve ndikoi në ngritjen e së djathtës.

 

Megjithatë, kufizimi i ardhjes së punëtorëve nga Ballkani Perëndimor hap pyetjen se si do ta përballojë Gjermania mungesën e fuqisë punëtore, duke realizuar në të njëjtën kohë projektet e paralajmëruara për banesa dhe infrastrukturë./faktor.mk

 

Pasojat e uljes së kuotës nuk do t’i ndjenin vetëm punëdhënësit gjermanë. Masa mund të prekë edhe qytetarët e rajonit që kërkojnë punë në Gjermani, si dhe familjet të cilave ata u dërgojnë para nga jashtë.

Më të lexuara

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Ish-drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut nën hetim, dyshohet se shkaktoi dëm prej 11 milionë denarësh

Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në...

Artikuj të ngjashëm