E premte, 9 Maj, 2025
20.8 C
Skopje

Krahina e Dërvendit

Krahina e Dërvendit përbëhet nga Gryka e Dërvendit dhe Lugina e Dërvendit : Gryka e Dërvendit shtrihet prej urës se f. Saraj deri te ura e f. Zhelinë ,në mes Shkupit dhe Tetovës. Lugina e Dërvendit shtrihet në rrjedhjen e Lumit Vardar prej f.Saraj deri te f.Orashte e poshtme. Rruga që lidhë Shkupin me Tetovën kalon nëpër Grykën e Dërvendit ,ndërsa hekurudha qe lidhe Shkupin me Kërçovën kalon nëpër Luginën e Dërvendit,nga ana veriore e rrugës shtrihet mali Zheden e ne anën tjetër mali Suhor Dërvendi ndahet ,ne Dërvendin e epërm dhe Dërvendin e poshtëm. Kufiri në mes F.Llaskarcë dhe f. Logre është pikë që ka largësi te barabartë sa prej Shkupit aq edhe prej Tetovës. Dërvendi i poshtëm ka qenë ne administrimin lokal te Tetoves,këtë ndarje e kan bë edhe pashallaret Shqiptar si Hamzi pasha i Shkupit dhe Abdurrahman pasha i Tetovës në shek.XIX. Ne Dërvendin e poshtëm gravitojnë fshatrat: Saraj Glumove Matkë Arnaqi e poshtme dhe e epërme Semenishte Çajlona Bukoviçi Raoviçi Paniçare Llaskarc Bojane Kopanica Raçe Lubin Kondovë Sillare e poshtme dhe e epër Radushë ,Vorcë dhe Orashte e poshtme. Kurse ne Dërvendin e epërm gravitojnë fshatrat: Logre Novosello Merovo Kapizhdoll Grupçin Çiflik Llërce Dëberce Cerova dhe Zhelinë. Pra Dervendi ka 31 fshatra ,21 Dërvedni poshtëm dhe 10 Dërvendi epërm. Sipas kushteve gjeo-fizike dhe gjeo-strategjike janë pjesë e pandarë organike e Dërvendit si tërsi ne Përbërje me te gjëre hynë dhe fshatrat(në Dërvendin e epërm) Stërmnajcë Leshkë e poshtme. Leshka e Epërme dhe Sallareva (në Dërvendin e poshtëm) Shishovë Gërcec Nerez i poshtëm Krushapek te cilët përfshihen ne Krahinën e Karshiakës,kurse nga ana tjetër janë Graçan Kuçkovë dhe Nigishtan. J.T. e mer Dërvendin prej f. Saraj deri ne Grupçin d.m.th si Dërvend që i takon vetem Shkupit. Sot Dervendi administrohet nga dy komuna: Komuna e Sarait dhe ajo e Zhelinës . Popullsia është ne këtë përbërje:-97.4%shqiptar kurse 2.6% maqedon,boshnjak,turq dhe të tjerë. Kurse në përbërje te gjërë popullsia ka këtë përqindje:-93.6%shqiptar,5.3%maqedon dhe 1.1% te tjerë. Saraji,Lubini dhe Matka janë fshatra me popullsi të përzier.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads