E hënë, 19 Maj, 2025
20.9 C
Skopje

Akt fisnik dhe burërorë: Familja Amza nga fsh. Kopanicë ia shtriu dorën e pajtimit familjes Latifi nga fsh. Semenishtë

AKT FISNIK DHE BURRËROR

Familja Amza në fsh. Kopanicë Komuna Saraj – Shkup

Me një iniciativë fisnike të vullnetit të mirë, në prezencën e familjarëve dhe fisit të gjërë, pas fjalëve të zakonit dhe traditës kombëtare, në emër të Zotit dhe për nder të muajit të Ramazanit, familja Amza nga fsh. Kopanicë ia shtriu dorën e pajtimit familjes Latifi nga fsh. Semenishtë, ku pas 17 viteve fali gjakun e djalit të tyre 25 vjeçar Lazam Amza.

Në momentin kur kryefamiljari i familjes Amza në prezencën Këshillit të pajtimit: Hoxhës së nderuar Molla Saliut dhe veprimtarit të kauzës kombëtare z. Daim Hiseni e shtriu dorën e pajtimit, pasuan fjalët:

Qofshi faqe bardhë – I nderuari të nderon.

Janë momente të rënda, ku në njërën anë syri të loton, por nga ana tjetër të dridhet zemra nga gëzimi dhe përjetimi i këtyre momenteve me karakter tepër fisnik.

Pas këtij çasti, me propozimin e pleqnarëve dhe në pajtim me normat e aktit të pajtesës, dy familjet vizituan njëra tjetrën ku edhe u pij kafeja e përbashkët në të dy shtëpitë e tyre.

Ky akt burrëror, i cili na bënë nder si shqiptar dhe besimtar që jemi, qoftë një shembull i mirë për të ardhmen e popullatës sonë në viset tona.

Më të lexuara

Elfete Ismaili jep dorëheqje nga posti i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes

Elfet Ismaili ka dhënë dorëheqjen e saj të parevokueshme...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin...

Joe Biden diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit të prostatës

Zyra e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të...

Reagon ASH: Qeveria monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet njl reagimi ka shprehur "indinjatën...

Dëshpërim total për Interin, Napoli vazhdon kryesimin në Serie A

Skuadra e Interit nuk ka arritur fitore në javën...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads