E diel, 11 Maj, 2025
24.8 C
Skopje

Zyrtare: Dorëhiqet drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku

Një javë para përfundimit të sezonit garues 2022/2023 në elitën e futbollit vendor, kanë filluar trazirat në taborin e Shkupit. Tashmë ish-kampionët kanë mbetur pa një prej protagonistët kryesorë të 6-të viteve të fundit. Omer Bunjaku bën lëvizjen e parë duke u dorëhequr nga pozita e drejtorit sportiv. Pasi ka ofruar dorëheqjen para kryesisë së klubit, Bunjaku vendimin e tij e ka bërë publik përmes një postimi në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Sot u mbajt mbledhja e fundit me kryesin e klubit ku diskutuam për sezonin që po mbaron dhe planet për sezonin e ardhshëm.

Unë,kryesisë dhe pronarit i informova se nuk do jem më pjesë e kryesisë dhe falenderoj edhe publikisht të gjithë në kryesi po edhe ashtu pronarin pë bashkpunimin gjat këtyre viteve.

“Me krenari më të madhe do ti kujtoj këto 6 vite në klub ku sëpari arritëm të gjejmë financa për ta mbajt gjall klubin dhe më pas,me një organizim të mirë arritëm  çdo vit në garat europiane dhe vitin e kaluar Kampion pas 21 viteve!

Do të jem krenar gjat gjith jetës për të gjitha investimet në stadium si; tribuna që është një nga investimet më të  madh në klub prej formimit të tij, fusha e re ,kabinat e reja etj…

“Dua ti falenderoj të gjithë trenerët, lojtarët që gjat këtyre vite më besuan në planin dhe ishin pjesë e ekipit tonë,falenderoj Federaten e Futbollit të RMV-së,çdo institucion shtetëror te cilët vazhdimisht kanë qenë në shërbimin ton,falenderoj edhe gjith klubet per FairPlay dhe korrektësi.

Faleminderimi më i madh është për tifozët tan dhe grupin më të mirë Shvercerat  Shkup,gjithmon kam qenë zëri juaj!

Përgjithmon Forza Shkupi”, përfundon postimin e tij në rrjetet sociale, tashmë ish-drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku.

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads