E shtunë, 3 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Zjarrfikësit: Zjarri në Izrael, një nga më të mëdhatë në historinë e vendit

Brigada Izraelite e Zjarrfikësve njoftoi se zjarri që shpërtheu në një zonë pyjore midis Kudsit dhe Tel Avivit është një nga më të mëdhatë në historinë e vendit, transmeton Anadolu.

 

Sipas televizionit shtetëror izraelit KAN, Drejtori Rajonal i Kudsit i Departamentit të Zjarrfikësve të Izraelit, Shmulik Friedman, ka njoftuar se po luftojnë një nga zjarret më të mëdha në historinë e vendit.

 

“Jemi në mes të një zjarri shumë të madh, ndoshta zjarri më i madh që ky vend ka parë ndonjëherë”, ka deklaruar Friedman.

 

Friedman ka theksuar se zjarrfikësit janë “larg” nga vënia nën kontroll e zjarreve, duke shtuar se ende nuk kanë arritur të përcaktojnë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

 

Pesë vendbanime në Izrael janë evakuuar deri më tani për shkak të zjarreve që filluan sot në pyllin Eshtaol midis Kudsit dhe Tel Avivit.

 

Izraeli kërkoi ndihmë ndërkombëtare nga gjashtë vende, përfshirë Greqinë, Kroacinë, Italinë dhe Administratën Greke të Qipros Jugore, për t’iu përgjigjur zjarrit.

 

Brigada e zjarrfikësve po punon për të vënë nën kontroll zjarrin, i cili u përhap për shkak të erërave të forta, me 12 aeroplanë zjarrfikës dhe 50 ekipe shpëtimi dhe zjarrfikëse.

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Agim Islami: Nuk kam të drejtë ankese më, do të vazhdoj të kalbem në burg

Agim Islami: Nuk kam të drejtë ankese më, do...

Policia gjeti 3 fëmijët e raportuar si të zhdukur një ditë më parë

Policia i gjeti tre fëmijët e mitur, të cilët...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads