Izraeli vret 84 palestinezë të tjerë në Gaza, numri i të vrarëve shkon në 51.439

Të paktën 84 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza, duke e çuar numrin e të vrarëve nga lufta gjenocidale e Izraelit që nga tetori 2023 në 51.439, tha sot Ministria e Shëndetësisë e enklavës së shkatërruar nga lufta, transmeton Anadolu.

 

Në një deklaratë, Ministria tha se 168 persona të tjerë të plagosur janë transferuar në spitale, duke e çuar numrin e të plagosurve nga sulmet izraelite në 117.416.

 

“Shumë viktima janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje të arrijnë tek ato”, thuhet në deklaratë.

 

Ushtria izraelite rifilloi ofensivën e saj vdekjeprurëse në Rripin e Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 2.062 palestinezë dhe ka plagosur mbi 5.375 të tjerë, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.

 

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

 

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Artikuj të ngjashëm