E premte, 18 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

Xhaferi: Liri për Kreshnik Bekteshin! Duhet drejtësi jo selektive me vëzhgim ndërkombëtar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega në Gostivar, Valdet Xhaferi, ka reaguar ndaj trajtimit institucional ndaj tragjedisë së Koçanit.

Xhaferi në reagimin e tij shkruan se ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili ndodhet në paraburgim për këtë rast nuk ka asnjë përgjegjësi.

Ai kërkon drejtësi jo selektive, por me vëzhgim ndërkombëtar.

Reagimi i plotë:

Faji duhet të kërkohet aty ku ekziston dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë.

Akuza ndaj dikujt për një vepër që nuk e ka kryer dhe mbajtja e tij në paraburgim për të cilën nuk ka asnjë përgjegjësi, është një akt i qartë i burgosjes politike.

Kreshnik Bekteshi nuk ka asnjë përgjegjësi për faktin që një subjekt ka operuar për gati një vit pa licencë të vlefshme dhe pa përmbushur kushtet elementare për funksionim normal.

Pavarësisht se ka kaluar gati një vit që kur Kreshnik Bekteshi nuk ushtron më detyrën e Ministrit të Ekonomisë, ai po akuzohet për një objekt të cilit i ka skaduar licenca, ndërkohë që personat me përgjegjësi të drejtpërdrejtë institucionale dhe ligjore për mbikëqyrjen dhe kontrollin e tij vazhdojnë të jenë të lirë.

Këta individë, drejtpërdrejt, kanë ende akses mbi provat dhe mund të ndikojnë në dëshmitarët, gjë që përbën rrezik real për drejtësinë.

Andaj sa më shpejt, drejtësi jo selektive me vëzhgim ndërkombëtar.

#LiripërKreshnikBekteshin!

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Trump nis heqjen e emrave të politikanëve nga lista e zezë

Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads