More

    Vetëm 6 vjet burg për kriminelin Boban Iliq

    Gjykata e Kumanovë sapo shpalli aktgjykimin përmes të cilit të akuzuarit Boban Iliq i shqiptoi dënim me 6 vjet heqje lirie. Ndërkohë babai i Almirit, Sedat Aliu u dënua me 6 muaj burg, Abdulla Aliu, 9 muaj burg dhe Sami Demiri 9 muaj heqje lirie.

    “Është turp që për një vepër të këtillë serioze të shqiptohet dënim prej 6 vitesh. Gjykata nuk ka marrë parasysh shumë fakte, përfshi edhe jetën e vogëlushit Almir Aliu, madje që vendimi të jetë edhe më skandaloz, gjykata shqiptoi dënim edhe për babin dhe familjarët e Almirit”, tha Asmir Alispahiç, avokat.

    Alispahiç në deklaratën e tij dhënë menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit konstatoi se ekziston  problem serioz kur vjen në shprehje drejtësia ndaj përfaqësuesve të etnitetit shqiptarë.

    “Nuk e kam të qartë se si ka mundësi dhe kush është ai që dëshiron të mbroj një vrasës monstruoz”. “Presim që të marrim vendimin me shkrim të gjykatës dhe më pas shpresoj se për shkka të lëshimeve ky proces duhet të kthehet  sërish në shqyrtim”, tha Spahiç.

    Ndërkohë familjarët deklaruan se kjo paraqet një padrejtësi të madhe.

    “Shihet qartë se këtu ka padrejtësi,  personi që mbyti fëmijën dënohet me 6 vjet, derisa familjarët, Sedati dhe të tjerët Gjykata i dënoi me 6, gjegjësisht 9 muaj burg. Kjo është padrejtësi”, tha Nijazi Aliu, familjar i Sedat Aliut.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sot regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot duke filluar nga ora 08:00, për shkak të mbajtjes së...

    Sulm terrorist në Ankara: Të plagosur dy policë

    Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se dy terroristë, të cilët erdhën me një automjet të vogël para...

    Shkup: Theret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë...

    Parashikimi i motit për sot në Maqedoni,

    Me diell më pak dhe kryesisht në pjesët veriore me vranësira mesatare.Temperatura minimale do të jetë në interval prej...
    WordPress Ads