E premte, 25 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

“Ultimatumet nuk i dua. Nëse ata bashkohen, ASh është këtu për të bashkëpunuar” – thotë Arben Taravari në Click Plus

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Travari në emisionin Click Plus komentoi edhe ngjarjet e fundit brenda koalicionit VLEN ku diskutohet për bashkim në një parti politike. Taravari tha se koalicioni VLEN nëse bashkohet në një parti, Aleanca për Shqiptarët është për të bashkëpunuar në zgjedhjet lokale.

 

“Ultimatumet nuk i dua, asnjëherë në jetë nuk kam funksionuar me ultimatume përkundrazi ajo krijon ndjesi të keqe. Sepse ose pranohem, ose merre ose shko. Nëse vjen ashtu, unë lë hapësirë për të biseduar nëse mundemi të gjejmë gjuhë të përbashkët, sepse fuzionimi aspak nuk është përmend këto 4-5 muaj. Sërish mund ta hapim atë temë, jemi të gatshëm të bisedojmë, po të na thuhet për një javë, për javën e ardhshme, kemi vendosur të bashkohemi, a unë nuk e di këtë dmth ky koordinim është moti që të bëhet bashkimi. Atëherë unë vetëm mund t’i inkurajoj dhe t’ju them nëse bashkoheni këtu jemi si Aleancë për të bashkëpunuar me ju për zgjedhjet lokale. Nëse mendoni se nuk duhet si Aleancë për Shqiptarët për zgjedhjet lokale ne dalim edhe vetë. Më mirë ndershmërisht e provojmë kërkojmë përkrahje aty ku mendojmë dhe kujt mendojmë t’i kërkojmë përkrahje qëllimi ynë do të jetë që si parti politike të dalim fitues në disa komuna”, u shpreh kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

 

 

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads