UEFA konfirmon ligat, Kosova mund të përballet me Shqipërinë në Ligën e Kombeve

Të martën, shtëpia e futbollit evropian i konfirmoi katër ligat e Ligës së Kombeve 2020/21 si dhe i ka lajmëruar disa ndryshime të fundit në formatin e kësaj gare. Struktura e re e ligës përbëhet nga 16 skuadra në Ligat A, B dhe C, ndërsa vetëm shtatë skuadra në ligën D, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Shorti për fazën e grupeve do të mbahet më 3 mars të vitit 2020, në Amsterdam, por tashmë Kosova i di kundërshtarët potenciale të vet.

Pasi triumfoi në grupin e vet në Ligën D në sezonin inaugurues të Ligës së Kombeve, Kosova e fitoi promovimin në Ligën C për sezonin e ardhshëm, ku kundërshtare e mundshme e Kosovës është edhe Shqipëria.

Kundërshtaret e tjera të Kosovës mund të jenë: Greqia, Mali i Zi, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Bjellorusia, Qipro, Estonia, Sllovenia, Lituania, Luksemburgu, Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani ose Moldavia.

Skuadrat do të ndahen në katër grupe të përbëra nga katër skuadra. Fituesi i grupit do të promovohet në Ligën B, ndërsa dy ekipe të Ligës C do të bien në Ligën D për edicionin e tretë të garës.

Dy skuadrat që do të bien nga Liga C do të vendosen përmes play-offs me dy ndeshje, një në shtëpi e një si mysafir. Në play-offs do të marrin pjesë katër klubet e radhitura në pozitën e katërt në grupe.

Kalendari i Ligës së Kombeve 2020/21 Java e parë: 3–5 shtator 2020
Java e dytë: 6–8 shtator 2020
Java e tretë: 8–10 tetor 2020
Java e katërt: 11–13 tetor 2020
Java e pestë: 12–14 nëntor 2020
Java e gjashtë: 15–17 nëntor 2020
Finalet: 2–6 qershor 2021

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm