More

    Teatri Shqiptar për Fëmijë në Shkup, konkurs për shfaqje për fëmijë dhe të rinj për vitin 2024

    IN Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinj – Shkup për vitin 2024 ka shpallur konkurs për shfaqje të reja teatrore për fëmijë dhe të rinj, njofton drejtoresha e këtij institucioni Dijana Toska në faqen e saj në facebook.

    Shfaqjet duhet të përshtaten për disa gruposha: moshë parashkollore, mbi 7 vjeç, mbi 13 vjeç dhe për për të rinj.

    Teatri fton të gjithë gjithë regjisorët që të dërgojnë propozim projektet e tyre për vitin 2024 në email adresën si më poshtë: teatriperfemije@gmail.com , ku do të duhej të përmbajnë këto elemente:

    -Titulli i aplikimit: “Propozim projekt”.

    Propozim projektet duhet t’i përmbajnë këto të dhëna (jo më tepër se 4 faqe tekst, A4 format):
    1. Titulli i projektit;
    2. Autori;
    3. Përmbajtje të shkurtër (të tekstit dramatik ose të tekstit mbi të cilin do të bazohet shfaqja);
    4. Koncepti regjisorial;
    5. CV e regjisorit (jo më shumë se 1 faqe);
    6. Përshkrim narrativ i skenografisë
    7. Përshkrim narrativ i kostumografisë.
    8.Bashkëpunëtorët (skenograf, kostumograf, kompozitor, aktorë etj.); dhe
    9. Grupmosha (të shënohet njëra nga katër grupmoshat e cekura më lartë).
    Aplikimet të jenë në gjuhë shqipe si dhe maqedone.
    Afati i dorëzimit të propozim projekteve është deri më 31.05.2023.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Drejtor i ri i Spitalit Psikiatrik në Shkup emërohet Muhsin Arifi

    Drejtor i ri i Spitalit Psikiatrik në Shkup është emëruar Muhsin Arifi, njofton derveni.mk. ”Të dashur miq,kolegë,bashkëpunëtor... Jam i nderuar të...

    Alternativa : Çfarë feston BDI-ja?

    Ali Ahmeti dhe partia e tij sot po kremtojnë 21 vjet funksionimi si parti politike, prej të cilave 20...

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetik publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga...

    Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, punëtorët kërkojnë pagat e muajt prill

    Qarkullimi hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave në vend është ndërprerë që nga mëngjesi i sotëm pasi punonjësit e mirëmbajtjes...
    WordPress Ads