E premte, 18 Prill, 2025
20.8 C
Skopje

Become a member

Get the best offers and updates relating to Liberty Case News.

― Advertisement ―

spot_img

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë. Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin...
HomeLAJMEVENDITaravari: Nesër vendosim për hapat e ardhshëm të ASH-së

Taravari: Nesër vendosim për hapat e ardhshëm të ASH-së

Kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka folur për situatën aktuale brenda koalicionit VLEN dhe për hapat që do të ndërmarrë partia e tij në vazhdim, veçanërisht në kontekstin e zgjedhjeve lokale.

 

“Në këto tre-katër ditë kemi pasur dy ose tre takime me liderët e VLEN-it. Edhe dje kemi qenë në një takim të përbashkët,” tha Taravari për mediat.

 

Ai theksoi se nesër është planifikuar mbledhja e kryesisë qëndrore të ASH-së, ku do të merret vendimi për drejtimin që do të ndjekë partia në vazhdim.

 

“Nesër kemi mbledhjen e kryesisë qendrore ku do të vendosim si do të vazhdojmë më tutje,” shtoi ai.

 

Taravari mohoi të ketë bisedime me BDI-në, ndërsa shtoi se në tavolinën e opsioneve për ASh-në tha se janë dy: shkuarja vetë në zgjedhje dhe vazhdimi i koalicionit me VLEN.

 

ASH është njëra nga partitë kryesore që përbëjnë koalicionin VLEN, i cili ka garuar si bllok i përbashkët në zgjedhjet e fundit parlamentare./Zyrtare.net/

WordPress Ads