More

    Taravari: Besoj se do të hyjmë në Qeveri

    Ka mbaruar takimi dy orësh mes kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, shkruan TV21. Taravari pas takimit tha se me shumë gjasa do të jenë pjesë e Qeverisë, pasi 90 për qind e programit të ASH-së është e pranueshme për Qeverinë.

    “Në aspekt programor mendoj se pjesa dërmuese e çështjeve janë të sinkronizuara me Qeverinë. Mund të them se 90 për qind të propozimeve tona të cilat i propozuam. Besoj se Qeveria së shpejti del me kumtesë me informatë, do të jeni të informuar për detajet. Për çështjet kadrovike aspak nuk u hap tema, besoj se ditëve në vijim, shumë shpejtë do të ulemi për t’i hapur çështjet kadrovike”, tha mes tjerash Taravari.
    TV21: Për juve nuk janë të rëndësishme dikasteret, resorët, keni vendosur mbi programin që të futeni në Qeveri, thatë 90 për qind me që jeni dakorduar, do të hyni në Qeveri?

    “Besoj se po, por çështjet kadrovike aspak nuk i kemi diskutuar. Mendoj se ditëve në vijim duhet t’i japim edhe ato çështje”, tha Taravari.
    TV21: Do të pajtoheni me çfarëdo ministrie që do të iu japin?

    “Shihni, nuk është se do të pajtohemi me çdo gjë, absolutisht. Edhe ne kemi vijat e kuqe”, deklaroi Taravari.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...