Sunaj Ramadani sot zyrtarisht pranoi detyrën si drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, njofton derveni.mk.
“Sot mora zyrtarisht detyrën si drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale. Kjo përgjegjësi e re është një nder dhe një obligim për të punuar me përkushtim, transparencë dhe korrektësi në shërbim të ligjit dhe qytetarëve.
Falënderoj sinqerisht liderin Izet Mexhiti për besimin dhe mundësinë e dhënë. Mirënjohës për mbështetjen, do të angazhohem maksimalisht për forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e vetëqeverisjes lokale”, shkraun në faqen e tij në facebook Sunaj Ramadani./derveni.mk

