E premte, 18 Prill, 2025
20.8 C
Skopje

Sulmet izraelite në Gaza vrasin 41 palestinezë të tjerë, numri total arrin në 50 mijë

Të paktën 41 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e rritur numrin e përgjithshëm të palestinezëve të vrarë që nga tetori i vitit 2023 në të paktën 50.021, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se 61 persona të tjerë janë plagosur brenda 24 orëve të fundit, të cilët janë transferuar në spitale, duke e çuar numrin e përgjithshëm të palestinezëve të plagosur nga sulmet izraelite në 113.274.

“Shumë viktima ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ato”, theksoi ministria.

Të paktën 700 palestinezë janë vrarë dhe mbi 1 mijë të tjerë janë plagosur në fushatën e papritur ajrore nga Izraeli në Gaza që nga e marta e kaluar, duke e rrëzuar armëpushimin dhe marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve që u arrit në muajin janar.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Izraeli për luftën brutale në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një rast gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Më të lexuara

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Trump nis heqjen e emrave të politikanëve nga lista e zezë

Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads