More

    Stoilkoviç me vendim qeverie dëbon nga ndërtesa agjensionin për zbatimin e gjuhës shqipe, VLEN heshti në qeveri (Dokument)

    Në seancën e mbajtur të qeverisë së Maqedonisë së Veriut më 27 Gusht me vendim të qeverisë është vendosur që Agjensionit për zbatimin e gjuhës ti meren hapsirat të cilat i kishte në shfrytëzim.

     

    Sipas këtij vendimi të qeverisë së Maqedonis së Veriut të publikuar në gazetën zyrtare “Agjensioni për zbatimin e gjuhëve që flasin 20% e qytetarëve” zyrtarisht është pa objekt.

     

    Nga ana tjetër kujtojmë që në të njejtën ndërtesë është vendosur edhe zëvendëskryeministri për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit ose me emrin e ri të kësaj ministrie, zëvendëskryeministri për mardhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoilkoviç i cili nga dita e ardhjes në këtë post institucioneve të tjera ua ndaloi që të parkoheshin ndërsa së fundmi edhe po i dëbon me vendim të qeverisë.

     

    Edhe pse vendimi është sjellur më 27 Gusht të vitit 2024 nga VLEN është mbajtur e fshehur dhe askush nuk ka reaguar për këtë vendim të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

     

    Ndryshe Agjensioni për zbatimin e gjuhës shqipe aktualish fizikisht ende po qëndron në të njejtat hapsira ndërsa nuk dihet se cili do të jetë fati i tij nëse do të transferohen diku tjetër apo pas vemdimit të nesërm të gjykatës do të shuhet plotësisht si institucion.

     

    Vendimi për marjen e hapsirave është marrë nga Gazeta zyrtare e Maqedonisë së Veriut nr.180 e datës 30.Gusht.2024

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Bekim Jashari reagon pas raportimeve se motra e tij Besarta garon me VV’në për deputete: Nuk do të jetë pjesë e asnjë liste

    Bekim Jashari ka reaguar pas raportimeve në media se motra e tij, Besarta Jashari do të garojë me VV’në...

    Artan Grubi tërhiqet nga jeta publike!

    tim personal dhe politik, si dhe për të mbështetur vazhdimësinë e punës dhe përkushtimit të liderit tonë, Ali Ahmeti.   Besoni...

    Shkatërrohet edhe varri i babait të Assadit – publikohen pamjet e reja

      Një incident i rëndë ka ndodhur në Siri, ku një pjesë e varrit të Hafez al Assadit, babait të...

    Kurti ftohet nga Prokuroria Speciale

    Kryeministri Albin Kurti ka marrë sot ftesë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur Përparim Kryeziu,...