More

    Dita e Flamurit në shkollën e Çellopekit, Janevska: Përgjegjësi për mësimdhënësin që ka organizuar manifestimin

    Procesverbali nga mbikëqyrja e jahstëzakonshme është gati, inspektorët kanë konfirmuar “parregullsi”, për të cilin shkak përgjegjësi do të bart një nga arsimtaret, e cila ka qenë organizatore e shfaqes, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janeva lidhur me mbikëqyrjen që pardje në shkollën “7 Marsi” në Çellopek e ka kryer Inspektorati arsimor shtetëror.

    “Do të informohen edhe drejtori dhe kryetari i komunës që të veprojnë sipas ligjit, por ajo që është më me rëndësi, sipas meje, është se edhe në këtë shkollë dhe në disa shkolla, ku kemi pasur denoncime për parregullsi, por, të jem e drejtë, nuk janë konfirmuar parregullsi, por ka pasur njëfarë revolte, do të zbatojmë trajnime për bashkëjetesë, multikulturalizëm, multietnicitet, dhe për këtë do të kërkojmë përkrahje edhe nga OSBE-ja”, deklaroi Janevska sot në Rektoratin e UCM-së.

    Inspektorë kanë vizituar një shkollë në fshatin Çellopek, pasi aty “më 28 nëntor ka qenë e organizuar një shfaqe shkollore, ku marrin pjesë nxënës të veshur në uniforma të UÇK-së dhe me pushka në dorë”.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...