More

    Ministrja e Arsimit, Janevska: UÇK-ja për Maqedoninë nuk vlen asgjë! Komitët janë pjesë e historisë së shtetit

    Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, thotë se kanë marrë raporte me fotografi dhe dëshmi se nxënësit kanë mbajtur simbole të UÇK-së në manifestimet për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Shqiptar, përcjell TV21. Janevska tha se raste të këtilla janë evidentuar në një shkollë ​​në Çellopek, një në Çair, dy në Tetovë dhe një në Strugë. Shton se Inspektoratit Shtetëror i Arsimit do të zbardh të gjitha rastet.

     

     

    “UÇK, ushtria dhe emblemat e UÇK-së për këtë shtet nuk vlejnë asgjë. Në këtë shtet, lufta, konflikti, kush si të dojë le ta quajë, shkaktoi viktima tek të gjitha palët e përfshira. Të gjitha nënat njëjtë qajnë, të gjitha nënat njëjtë ndjejnë keqardhje”, shtoi Janecska.

     

     

    E pyetur për reagimin nga BDI, të cilët thanë se rast të njëjtë ka pasur në komunën e Aerodromit, ku nxënësit janë veshur si komitë, Janevska tha se komitët janë pjesë e historisë së shtetit dhe shtoi se edukatorja e atyre fëmijëve është përjashtuar nga puna dhe është në gjyq.

     

    “Komitët janë pjesë e historisë së shtetit të Maqedonisë. Komitët i mësojnë në programet mësimore. Komitë kanë qenë edhe maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe etni të tjera”, shtoi Janevska./tv21.tv

     

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...