More

    Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare

    Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante mësimin për shkak se po mbante plisin dhe kishte të veshura rrobat me motive kombëtare për festën e 28 Nëntorit, është pezulluar nga puna.

     

     

    Kështu ka bërë të ditur drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu.

     

    Ajo ka thënë se me shumë keqardhje ka marrë lajmin për incidentin, të cilin e ka quajtur të papranueshëm.

     

    Ky veprim është një shkelje e rëndë e çdo morali, etike dhe norme juridike. Kosova është shtet demokratik dhe laik, ku simbolet kombëtare gëzojnë respekt të pakushtëzuar në çdo institucion, dhe askush nuk ka të drejtë t’i përdhosë ato. Në këtë rast, ju njoftoj se profesori është pezulluar menjëherë nga detyra dhe do të përballet me pasojat ligjore për këtë sjellje të papranueshme.”, ka shkruar ajo.

     

    Postimi i saj:

     

    O PËRDHOSJES SË SIMBOLEVE KOMBËTARE

     

    Të dashur qytetarë,

     

    Me shumë keqardhje kemi marrë lajmin për një incident të papranueshëm, ku një profesor gjatë mësimdhënies ka shkelur rëndë respektin ndaj simboleve tona kombëtare. Në një ditë festive, kur duhej të ndihmonte fëmijët të shijonin dhe ndiheshin krenarë për identitetin e tyre, ai e hodhi flamurin kombëtar në koshin e mbeturinave.

     

    Ky veprim është një shkelje e rëndë e çdo morali, etike dhe norme juridike.

     

    Kosova është shtet demokratik dhe laik, ku simbolet kombëtare gëzojnë respekt të pakushtëzuar në çdo institucion, dhe askush nuk ka të drejtë t’i përdhosë ato.

     

    Në këtë rast, ju njoftoj se profesori është pezulluar menjëherë nga detyra dhe do të përballet me pasojat ligjore për këtë sjellje të papranueshme.

     

    Kosova e ka ndërtuar shtetin e saj mbi vlerat e respektit dhe krenarisë për simbolet kombëtare, dhe asnjë individ nuk duhet të ketë mundësinë t’i shkelë ato, e asnjëherë në institucionet e arsimit.

     

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sanksione për 570 shoferë në Shkup, 150 për vozitje të shpejtë

    Janë sanksionuar gjithsej 570 shoferë gjatë një kontrolli në territorin e SPB – Shkup gjatë ditës së djeshme, njofton...

    Faton Pollozhani emërohet si Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë

    Kumtesë nga Kryesia Qëndrore e BDI-së Kërçovë, – Në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qëndrore të Bashkimit Demokratik për...

    ​Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve

    Në Kosovë, nga dita e hënë një grup i qytetarëve pritet t’i bashkohen iniciativës për bojkotimin e supermarketeve si...

    “Me popullin për Europë”, Ahmeti: Kurti me deklaratën për gjuhën shqipe u reshtua krah “anti-shqiptarëve”

    Me moton “Me popullin për Europë”, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar takimin me qytetarët.   Në takimin e fundit, të...