Sot e nesër reshje shiu, të martën dhe të mërkurën pritet mot stabil

Moti gjatë ditës pritet të jetë kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu, lokalisht më të dendura, të shoqëruara me bubullima të rralla.

Sipas sinoptikëve, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 8 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 13 deri në 21 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu. Sipas parashikimeve, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Reshje lokale shiu janë parashikuar edhe për nesër, ndërsa më pas, në dy ditët në vijim, të mbajë mot kryesisht stabil.

Nga e enjtja pritet një valë e re më e lagësht dhe më e ftohtë me reshje më të dendura shiu dhe me rënie të ndjeshme të temperaturës.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm