Shtrenjtohet dizelli, benzina mbetet e njejtë

Dizelli prej sonte në mesnatë do të rritet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni rregullator i energjetikës, shërbimeve ujore dhe shërbimeve për menaxhim me mbeturinave komunale.

 

Me vendim u rritën çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,26 për qind krahasuar me vendimin e mëparshëm.

 

Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 69,5 denarë për litër.

 

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk do të ndryshojnë dhe do të mbeten në 75,5 denarë për EUROSUPER BS – 95, 77,5 denarë për EUROSUPER BS – 98 dhe 69 denarë për vajin ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1).

 

Me vendimin e KRRE-së, çmimi me pakicë i naftës M-1 NS do të rritet për 0,207 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 36,947 denarë.

 

Nga KRRE-ja potencojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, kanë rënë tek benzinat mesatarisht për 0,368, ndërsa derivatet e tjera janë rritur tek dizeli për 2,18 për qind, për vajin ekstra të lehtë, 1,481 dhe tek mazuti për 1.689 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit me të cilin u formuan çmimet me llogaritjen paraprake, është më i ulët për 0,6675 për qind.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm