E premte, 25 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

“Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”/ Ramadani: Tifozët Kumanovar tentuan të na gurrëzojnë!

Basketbollistët e KB Çair u sulmuan në Kumanovë, ku autobusi i tyre u vandalizua me mbishkrime anti-shqiptare. Trajneri Erhan Ramadani kërkoi hetim dhe veprime nga autoritetet pas kërcënimeve dhe incidenteve.

 

Basketbollistët dhe stafi i KB Çair përjetuan tmerr mbrëmë në Kumanovë. Përveç se u fyen në baza nacionale gjatë ndeshjes, u sulmua edhe autobusi me të cilin kishin udhëtuar.

“Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” me këtë mbishkrim anti-shqiptar ishte zhgaravitur mbrëmë autobusi i KB Çair nga ana e tifo-grupit të KB Kumanovës.

 

 

Një ditë pas ngjarjes, trajneri i KB Çair, Erhan Ramadani, në një prononcim për Klan Maqedoni thotë se shprehja “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” është përdorur nga tifozët edhe gjatë gjithë ndeshjes.

 

ERHAN RAMADANI – TRAJNER

 

 

Ka pasur skandime, ka pasur fyerje, ka pasur sharje, meqenëse salla ka qenë tepër e vogël, kanë qenë shumë afër, ka pasur shtyerje ndaj lojtarëve tanë, gjë të cilën federata nuk duhet të lejojë fare të luhet një ndeshje në atë sallë. Por prapë se prapë kemi kaluar, falë Zotit kemi kaluar mirë, evidente ka qenë se policia ka qenë në numër të vogël.

 

 

Tregon se edhe pas ndeshjes kanë qenë të rezikuar.

 

Kur ka mbaruar ndeshja, kemi pasur disa incidente, meqenëse policia ka qenë afër nesh, ka pasur hooliganë të cilët na kanë pritur jashtë. Autobusi ka qenë i gravituar me mbishkrimet në baza nacionale. Kemi pasur probleme edhe gjatë rrugëtimit për t’u kthyer, kemi ndërruar rrugën, meqenëse na kanë thënë se presin tifozët të na gjuajnë edhe me gurë për ta thyer edhe autobusin, por fatmirësisht kjo nuk ndodhi dhe mbaroi ashtu siç mbaroi.

Ramadani thotë se për rastin është njoftuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët e të cilëve për më tepër, sipas tij, kanë përgatitur edhe proces-verbal të dokumentuar edhe me fotografi e video.

 

 

Edhe pse kanë përgatitur raport dhe kanë qenë të njoftuar për këtë, Klan Maqedoni deri në këtë moment nuk mori përgjigje nga MPB nëse për këtë rast është ndaluar ose arrestuar ndonjë i dyshuar ose i akuzuar. /tvklan.mk/

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads