E hënë, 12 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Shqipëria vendos! Rreth 3 milionë shqiptarë zgjedhin sot qeverinë e vendit

Mbahen sot në Shqipëri zgjedhjet parlamentare 2025! Shqiptarët votojnë sot për kryeministrin e vendit si dhe përbërjen e Kuvendit, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm për demokracinë e Shqipërisë.

3,713,761 shqiptarë ushtrojnë të drejtën e votës brenda 245 935 shtetas jashtë trevave shqiptare. Kjo është dhe risia më e madhe në këto zgjedhje parlamentare, diaspora shqiptare ka votuar nëpërmjet postës pas regjistrimit në platformën PER të ngritur nga Komisioni Qëndror Zgjedhor. E gjithë pjesa tjetër e shqiptarëve, aplikimi i të cilëve nuk është pranuar, mund të votojnë lirisht nëse paraqiten pranë qendrave të votimit në atdhe.

Sakaq 2046 persona kandidojë për 140 karrige Kuvendore të ndarë në 186 kandidatë për parti politike.

Në parlamentaret 2025, shqiptarët do të kenë përpara listat dyshe, të hapura dhe të mbyllura. Në listat e mbyllura janë të renditur emrat e atyre kandidatëve të cilët vendin në Kuvend e kanë të sigurt pasi janë të parët që marrin statusin deputet në varësi të mandateve të siguruara nga partia apo koalicioni për të cilin garojnë.

Në listat e hapura janë të renditur emrat e kandidatëve, vendi i të cilëve në Kuvend varet nga votat që sigurojnë, pra nëse partia siguron më shumë karrige sesa emrat që ka në listën e mbyllur.

Gjithsej në fletën e votimit janë të shënuara 11 subjekte politike, 3 koalicione dhe 9 parti që garojnë të vetme. Partia më e madhe në vend, Partia Socialiste garon e vetme për një mandat të katërt, ndërsa forca e dytë më e madhe në Shqipëri, Partia Demokratike garon për pushtet në koalicion me 26 parti të tjera, përfshirë këtu dhe partinë e Lirisë, nën siglën Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Gjithashtu edhe këtë vit do të kemi një apo më shumë pika votimi ku vota do të hidhet nëpërmjet votimit elektronik, pra në njësinë nr.10 në Tiranë dhe në Bashkinë Vorë, pjesa tjetër do të votojnë sipas mënyrës tradicionale.

Më të lexuara

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë...

Ali Ahmeti kujton 27 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Ilir Konushevci

Sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, kujtojmë me nderim...

Shkupi i bashkohet thirrjes së BE-së për armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë

Bashkimi Evropian i bashkohet Ukrainës dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë...

Pritje madhështore për Ali Ahmetin në Strugë

Në organizim të Degës së BDI-së në Strugë mbrëmë...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads